Goditi me qytën e pistoletës kambistin dhe gruan e tij për t'u marrë paratë, arrestohet autori i dytë i grabitjes

Është kapur në Tepelenë autori i dytë i grabitjes së ndodhur në Memaliaj rreth një javë më parë. (Lexo këtu). Personi i arrestuar është identifikuar si Dali Nela, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me të arrestuarin e djeshëm në Shkodër. (Lexo këtu)

Ditën e djeshme u arrestua 29-vjeçari nga Paskuqani, Ilirjan Korbi. Ai dyshohet si autor i dhunës ndaj Mustafa Mustafait, 70 vjeç dhe bashkëshortes së tij Thëllëze Mustafai, 67 vjeçe. Pasi ushtroi dhunë ndaj dy të moshuarve, ai grabiti edhe një shumë parash prej 50 mijë lekë të reja si dhe një aparat telefoni. 

Mustafai ishte kambist dhe në momentin e ngjarjes ndodhej brenda dyqanit të tij. Ai dhe bashkëshortja u goditën me qytën e pistoletës nga Korbi dhe morën plagë të rënda në kokë. Të dy ata përfunduan në spitalin e Gjirokastrës "Omer Nishani" për mjekim.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 30/01/2019 19:09

    Ta dërrmojnë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit

VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit