Goditi me qytën e pistoletës kambistin dhe gruan e tij në Memaliaj e iu mori paratë, arrestohet në Shkodër autori

Goditi me qytën e pistoletës kambistin dhe gruan e tij në Memaliaj e iu mori paratë, arrestohet në Shkodër autori

Dyqani i çiftit Mustafai në Memaliaj ku ndodhi grabitja

SHKODER - Arrestohet në Shkodër autori i grabitjes së kambistit në Memaliaj, ngjarje kjo e ndodhur në 22 janar të këtij viti (Lexo këtu). Në prangat e policisë ka rënë 29-vjeçari nga Paskuqani, Ilirjan Korbi. Ai dyshohet si autor i dhunës ndaj Mustafa Mustafait, 70 vjeç dhe bashkëshortes së tij Thëllëze Mustafai, 67 vjeçe. Pasi ushtroi dhunë ndaj dy të moshuarve, ai grabiti edhe një shumë parash prej 50 mijë lekë të reja si dhe një aparat telefoni. 

Mustafai ishte kambist dhe në momentin e ngjarjes ndodhej brenda dyqanit të tij. Ai dhe bashkëshortja u goditën me qytën e pistoletës nga Korbi dhe morën plagë të rënda në kokë. Të dy ata përfunduan në spitalin e Gjirokastrës "Omer Nishani" për mjekim.  

Një javë nga kjo ngjarje policia ra në gjurmët e autorit i cili fshihej në Shkodër. Falë një operacioni të zhvilluar në kryeqendrën e veriut u bë e mundur arrestimi i Ilirjan Korbit, 29 vjeç banues Paskuqan, Tiranë. Ai ishte arratisur në drejtim të Shkodrës menjëherë pas ngjarjes për të humbur gjurmët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Flamuri shqiptar për herë të parë në podiumin e Botërorit të Skive, Lara Colturi: Më erdhi të qaja, s'e prisja vendin e dytë

Flamuri shqiptar për herë të parë në podiumin e Botërorit të Skive, Lara Colturi: Më erdhi të qaja, s'e prisja vendin e dytë