Është vënë në prangat e policisë 40 vjeçari që goditi me send të fortë një qytetar në Lagjen 13 në Korçë.
Enea Beqiri, dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur kur ka kryer ngjarjen.
"Korçë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për plagosjen me mjet të fortë të shtetasit S. D., gjatë një konflikti, të ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 13, Korçë, ju informojmë se:Në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, aktualisht ndodhet i shoqëruar autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi E. B., 42 vjeç, banues në Korçë, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë", thuhet në njoftimin e policisë.
Lajmi kryesor: