POGRADEC- Aleksandër Seitllari, 28-vjec është arrestuar ditën e sotme pasi ka goditur me sende të forta dhe ka dhunuar gjatë një konflikti një 48-vjeçar me iniciale D.K. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Memëlisht, ku 48-vjeçari është paraqitur në spital për mjekim për shkak të plagëve të marra.
Autori ishte duke qarkulluar me një makinë tip “Benz”. Pas shenjës për ndalim, ai nuk e ka ndaluar automjetin dhe ka tentuar të largohet. Pas efektivët arrinë ta ndalonin dhe pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 28-vjeçari po lëvizte në gjendje të dehur.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën një thikë dhe një shkop druri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.