Një 56 vjeçar është vënë në pranga pasi ka goditur me sende të forta punonjësen e policisë rrugore.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e "Elbasanit", ku 56 vjeçari me iniciale V. M., ka goditur punonjësen e policisë, për shkak të detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.