Biznesmeni italian Francesco Becchetti dënohet nga Federata Angleze e Futbollit me gjobë 40 mijë Paund dhe 6 ndeshje pezullim për të ndjekur ndeshjet e Leyton Orient në stadium pas incidentit me ndihmës trajnerin Andy Hessenthaler edhe pse klubi sqaroi se sipas tyre ishte shaka nga gëzimi.
Në deklaratën e Komisionit të Disiplinës së Federatës Angleze të Futbollit theksohet se “Edhe pse Presidenti i Leyton Orient tha se sjellja e tij pas ndeshjes ndaj Portsmuthit nuk ishte e dhunshme, ai gjobitet me 40 mijë Paund, pezullim me 6 ndeshje nga stadiumi dhe një paralajmërim”.
Incidenti u regjistrua më 26 dhjetor në ndeshjen mes Leyton Orient dhe Portsmuthit, teksa Francesco Becchetti goditi me shkelma ndihmës trajnerin Andy Hessenthaler pas fitores 3-2.
Francesco Becchetti është i kërkuar edhe nga drejtësia shqiptare, pasi akuzohet për pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe evazion fiskal.
Në foto momentet e goditjes me shkelma të Hessenthaler nga Becchetti

d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com