GreqiNjë 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin e Pylosit, në Greqi pasi dhunoi një berber dhe i dëmtoi automjetin.

Ngjarja u regjistrua më 7 shkurt, ku i riu kishte shkuar si klient në berberhane dhe ishte qethur nga pronari, 51-vjeçar.

Më pas për arsye ende të paditura 25-vjeçari është rikthyer në berbehane ku fillimisht ka ofenduar 51-vjeçarin dhe më pas e ka goditur me shkop, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.