Goditi me shpullë Presidentin Macron, 28-vjeçari dënohet me 4 muaj burg

Goditi me shpullë Presidentin Macron, 28-vjeçari dënohet me 4 muaj burg

Momenti kur presidenti Macron u godit me shpullë

FRANCË- 28-vjeçari i cili goditi me shuplakë në fytyrë presidentin e Francës Emmanuel Macron, para dy ditësh, është dënuar me 4 muaj burg.

28-vjeçari është identifikuar si Gamien Tarel dhe u dënua në gjykatën e qytetit juglindor të Valences.

Përpara trupit gjykues Tarel ka thënë se shpulla ndaj Macron ishte për të simbolizuar çdo gjë që është ‘kalbur’ në Francë dhe për të treguar revoltën e njerëzve kundër tij.

Tarel mund ta konsiderojë veten me fat për dënimin e ulët, pasi sipas legjislacionit francez ai mund të shkonte deri në 3 vjet në burg si dhe të paguante një gjobë prej 45 mijë eurosh.

Prokuroria kërkoi 18 muaj burg për 28-vjeçarin, por Gjykata ka parë të arsyeshëm dënimin me 4 muaj burg.

Presidenti francez Emmanuel Macron u godit me një shpullë në fytyrë në qytet në një vizitë zyrtare në jugun e Francës. Incidenti ndodhi ndërsa Macron ishte për një vizitë në rajonin e Drome në Francën jug-lindore, ku ai u takua me pronarë restorantesh dhe studentë për të folur rreth asaj se si jeta po kthehet në normalitet pas pandemisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/06/2021 03:38

    Dua te shtoj qe ketij G.Tarelit,kur i vajti policia per kontroll ne shtepi,i gjeti /Main Kampfin/ e Hitlerit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja