Goditi qytetarin, pezullohet për herë
të dytë shefi i policisë së Sarandës

Policia e Vlorës ka reaguar me një komunikatë për videon që po qarkullon në rrjetet sociale, ku protagonist është shefi i Komisariatit të Policisë së Sarandës, Gazmend Shehu që godet me grushte një qytetar në Tepelenë.

Drejtoria e Policisë së Vlorës sqaron se videoja i përket muajit Shkurt të 2014 dhe asokohe, Gazmend Shehu është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimeve, teksa çështja u pushua dhe Shehu u rikthye sërish në detyre. Megjithatë, vazhdon më tej njoftimi i policisë, me rihapjen e çështjes në rrjetet sociale, shefi i Komisariatit Sarandë është pezulluar nga puna deri në sërish sqarimin e plotë të rrethanave.
 
Përmbajtja e videos
Në video duket qartë momenti kur Gazmend Shehu, asokohe Shef i Komisariatit të Policisë së Tepelenës është konfliktuar me një qytetar. Situata ka precipituar dhe Shehu e ka goditur disa herë me grushte qytetarin.
sherri
Menjëherë pas ngjarjes më Shkurt 2014, njofton policia, Shehu është pezulluar dhe është hetuar nga Prokuroria e Gjirokastrës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Shehu nuk është gjetur fajtor duke u rikthyer sërish në detyre.  
 
Njoftimi i plotë i policisë
Në lidhje me videon që po qarkullon nëpër rrjetet sociale ku behet fjalë për Shefin e Komisariatit Sarande Gazmend Shehu, Drejtoria e Policisë Vlorë sqaron se:
gazmend shehu
Ky konflikt midis tij dhe një qytetari nga Tepelena, ka ndodhur kohë më përpara në shkurt të 2014-ës dhe ka rezultuar për motive personale dhe jo për cështje pune.
Megjithatë bëhet me dije se janë kryer të gjitha hetimet nga Prokuroria e Rrethit Gjirokastër ku për pasojë  cështja u pushua dhe u rikthye përseri në krye të detyrës.
gazmend shehu
Ndërkohë tani me rihapjen e kësaj  cështjeje nëper rrjetet sociale, Shefi i Komisariatit Sarandé éshté pezulluar nga puna deri né sqarimin e ploté te rrethanave.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve