Federata Britanike e Futbollit ka ngritur akuza ndaj pronarit italian të Leyton Orient, Francesco Becchetti për sjellje të dhunshme pas fitores 3-2 ndaj Portsmouthit.
 
Edhe pse klubi i biznesmenit italian pas ndeshjes përmes një deklarate për mediat sqaroi se ishte gjithçka në kuadrin gëzimit pas golit të fitores që ekipi i Leyton Orient realizoi, Daily Mail shkruan se Francesco Becchetti është filmuar  duke goditur me shqelm ndihmës-menaxherin e klubit Andy Hessenthaler.
 
Federata Britanike e Futbollit i ka lënë afat Francesco Becchettit deri në 4 janar 2016 të kthejë një përgjigje për akuzat.


d.b/shqiptarja.com