Kreu i SPAK Klodian Braho në konferencën e përbashkët me Antimafian e Barit, sqaron se në total nga të dy vendet, janë lëshuar 15 masa sigurimi personal, 10 prej tyre të caktuara nga SPAK. Braho bën me dije se me urdhër të GJKKO-së është bërë sekuestrimi i pasurive të dyshuara me prejardhje nga aktiviteti kriminal i anëtarë të grupit të goditur. Konkretisht kreu i SPAK thotë se përveç automjeteve, shoqërive tregtare e llogarive bankare, janë sekuestrua e 1 milionë euro cash.
Klodian Braho: Ky operacion është rezultat ti një hetimi të përbashkët e të gjatë e të koordinuar. Janë caktuar në dy autoritetet e dy vendeve 15 masa sigurim personale, 10 janë caktuar nga SPAK. Është një element i rëndësishëm i këtij, jo vetëm goditja e krimit të organizuar por dhe goditja e produkte dhe pasurive që kanë rrjedhur nga aktiviteti i trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë hetimeve janë sekuestruar në total rreth 10 mln euro cash, nga GJKKO janë sekuestruar pasuri të tjerë, shoqëri, automjete e llogari bankare.
Ajo që dua të theksoj është se kjo skuadër nuk vjen si pasojë e një terreni bosh, por vazhdimësi e disa skuadrave të mëparshme. Përmed operacinet "Shpirti", "Kulmi", "Ura" ku janë dënuar 170 persona, 145 prej të cilëve me dënime të rënda mbi 12 vjet.
Bashkëpunimi i sotëm është më i miri që ne në Shqipëri kemi pasur. Skuadrat e përbashkëta mund të funksionojnë. Kur ekziston vullneti dhe angazhimi, rezultatet hetimore janë të arritshme. Në emër të SPAK shpreh vlerësim për autoritetet gjyqësore italiane, në veçanti Prokuroria e Barit, Antimafian, Eurojust dhe hetuesit që kanë kontribuuar. Vlerësoj Policinë e Shtetit në Shqipëri që ka ekzekutuar urdhtat e arrestit. SPAK mbetet i gatshëm për bashkëpunim edhe në procedime të tjera.
Lajmi kryesor:
SPAK aksion me Antimafian e Barit, video e operacionit e 10 arrestimeve për pastrim parash! Goditet grupi i Igli Kamberit, u kap në 2025 për vrasje








