Goditja e parë e Dukës nga Gjykata, sinjal se futbolli do të triumfojë ndaj padrejtësive

Goditja e parë e Dukës nga Gjykata, sinjal se futbolli do të triumfojë ndaj padrejtësive

Armand Duka

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot FSHF rajonale të Tiranes duke regjistruar si mbledhje të rregullt atë ku u zgjodh kryetar Eduard Prodani dhe duke e quajtur të pavlefshme mbledhjen e manipuluar nga FSHF e Armando Dukës. Ky sinjal duhet përshëndetur jo vetëm pse mbarë të interesuarit e futbollit e kanë të qartë sesi ndodhën ngjarjet, por edhe se jep një sinjal shprese për shoqatat e tjera rajonale të vendit që i janë trembur gjer më sot hakmarrjeve të FSHF-së.

Deri në momentin që mbërriti një vendim gjykate, akuzat e shumta për manipulim në zgjedhje nuk kanë munguar, ndërsa përballë tyre ka qenë i vetëm Armand Duka dhe të punësuarit e tij në administratën që drejton. Por në fakt, manipulimi i zgjedhjeve ka qenë aq flagrant, saqë kandidati kundërshtar i Dukës nuk dinte as listën e votuesve deri në minutën e fundit, dhe në çdo zgjedhje rajonale përballeshin me shoqata surprizë dhe përfaqësues shoqatash të punësuar në FSHF.

Edhe pse në faj për këto manipulime FSHF nuk ka nguruar që të sulmojë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj si ndërhyrje politike, duke harruar se bashkia është aksionere e S.K Tirana dhe si e tillë i lind e drejta të jetë palë e interesuar. Dhe kjo palë e interesuar, si aksionerja e klubit më të madh sportiv në vend njohu drejtësi nga Gjykata.

Në fakt, Tirana është shembulli më i lehtë për t’u marrë për shkak të peshës që ka, por për hir të së vërtetës në çdo federatë rajonale ka akuza për manipulime me shoqata fantazëm, me delegatë të punësuar në FSHF si dhe për vendime personale të juristëve të FSHF që nuk njohin as vendimet e gjykatave. Të fundit janë rasti i Shkodrës ku kandidat kundërshtar i Dukës ka akuzuar federatën rajonale të futbollit për shtimin e disa shoqatave dhe delegatëve si dhe denoncimin e një pjese të madhe të këtyre delegatëve si punonjës me rrogë të Armand Dukës.

Kreu I FSHF dhe stafi i tij gjatë gjithë kohës janë munduar që të akuzojnë qeverinë për ndërhyrje duke harruar se anëtar i Asamblesë së FSHF është nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, si dhe gjatë kohës kur Ridvan Bode ishte ministër, “Skënderbeu” i përjashtuar për trukim nga UEFA, dilte për vite me radhë kampion i Shqipërisë.

Sot, vendimi i Gjykatës së Tiranës vjen në një moment delikat ku akuzat ndaj futbollit në Shqipëri janë nga më të rëndat, duke filluar nga korrupsioni me paratë e UEFA-s nga ana e FSHF, nga akuza për parapërcaktim fituesi garash çdo vit e deri në fiksime rezultatesh.

Pothuajse të gjithë kandidatët kundërshtarë të Armand Dukës në federatat rajonale edhe të qyteteve të tjera i janë drejtuar gjykatës, si të vetmen shpresë për t’i dhënë drejtësi abuzimeve. Dhe në fakt mirë kanë bërë! Sepse vendimi i sotëm është pikënisja për ta pastruar futbollin shqiptar nga korrupsioni ku është zhytur dhe që s’do as fakte, as mend e as kalem për ta kuptuar.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 11/02/2022 06:05

    Edhe Hollivudi cuditet me soap operat shqiptare. Se i kemi LIVE. Duke filluar nga mega-mashtruesi Rama, Berisha a Meta e deri tek Luli e Balla. Por me mistreci mbetet Veliaj. Me furine e tij injorante dhe arrogancen tipike te nje deshtaku. Deri ketu mire. Por kur shohim servilet e te tille felliqsirave qe propogandoj e sa ne nje dhe ne tjetren ane, mendon se sa ka vuajt i shkreti Faik Konica. Shyqyr qe rroi dhe jetoi ne epoken ku fenomeni dallkauko-kolltuk qe ne nivel fillestar, ate te mediokrritetit. Nese do rronte sot, besoj do kishte shperthyer perdite nga gjithe keto bajga politike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin