Arsene Wenger, trajneri i Arsenal ka konfirmuar se marrëveshja rreth 50 milion paund për transferimin e Shkodran Mustafit dhe Lucas Perez do të mbyllet në 48 orët e ardhshme.
Dyshja ka qenë në Londër të premtën e kaluar për të bërë vizitat mjekësore dhe tani mbetet vetëm plotësimi i kontratës para se merkatoja të përfundojë. 
“Të dy fytbollistët kanë bërë vizitat mjekësore dhe janë gati për të nënshkruar kontratën”- është shprehur Wenger
Shqiptari Shkodran Mustafi, i cili ka qenë objektivi kryesor në këtë merkato i “Topçinjve” u ka kushtuar londinezëve  rreth 35 mln £ e ndërsa transferimi i sulmuesit spanjoll Lucas Perez  rreth 16.9 mln £. 
Arsenali ka shpenzuar këtë merkato jo pak por plot 90 mln £  pas transferimit të Granit Xhakës, Rob Holding dhe Taksuma Asano.

Redaksia Online
B.K/Shqiptarja.com