Goditje në zemër, ish-futbollisti i Barcelonës dhe Arsenalit shtrohet në spital

Goditje në zemër, ish-futbollisti i Barcelonës dhe Arsenalit shtrohet në spital

Marc Overmars

Drejtori sportiv i Royal Antwerp në Belgjikë, Marc Overmars është shtruar në spital qysh prej ditës së djeshme pas një "ataku të lehtë" kardiak. Kështu njofton klubi i elitës belge, me ish-lojtarin e Ajaxit, Barçës dhe Arsenalit që është jashtë rrezikut për jetën.

Si lojtar, Overmars fitoi tre tituj kampion dhe Ligën e Kampionëve me Ajax-in përpara se të transferohej te Arsenal në 1997, ku fitoi një dopietë kampionat dhe kupë teksa nënshkroi për Barcelonën në 2000.

Karriera e Overmars shpesh u ndërpre nga lëndimi dhe ai u tërhoq nga futbolli aktiv në 2004. Overmars dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Ajax pak muaj më parë pasi pranoi se u dërgonte mesazhe të papërshtatshme kolegeve femra.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital

Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital