Goditje për kuqezinjtë, 18-vjeçari
tradhton Shqipërinë për Greqinë?

Goditje për kuqezinjtë, 18-vjeçari<br />tradhton Shqipërinë për Greqinë?
Duket se edhe një tjetër lojtar me origjinë shqiptare ka refuzuar për të luajtur me kuqezinjtë për të luajtur me përfaqësuesen greke.
 
Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar Mario Vrusaj 18-vjeç, pjesë e ekipit të Olimpiakosit në Greqi.
 
Lojtari ka firmos një kontratë si profesionist me ekipin e Olimpiakos, ndërsa është në syrin e shumë menaxherëve, pasi konsiderohet si talent.
 
Sipas medieve greke, Vrusaj refuzoi kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit për të luajtur me ekipin U-21 të drejtuar nga Redi Jupi, ndërsa është ftuar për dy ndeshjet e radhës me helenët.
 
Mario Vrusaj nuk do të ishte shqiptari i vetëm nëse do të vendoste të luante më Greqinë, pasi më parë Sotir Nini, Gjergji Kone dhe të tjerë e kanë refuzuar fanellën kuqezi për helenët.
 
Kështu Shqipëria mund të pësojë një tjetër goditje pas eksodit drejt Kosovës të disa prej lojtarëve kryesorë të  ekipit kombëtar. 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë