Orët e fundit të merkatos që u mbyll me 5 tetor kanë qenë me lëvizje shumë intensive sidomos në Premier League.
Arsenali i Mikel Arteta-s ka synuar me patjetër një goditje në mesfushë dhe për këtë arsye pak para se të mbaronte afati i kalimeve ka paguar klauzolën 50 mln euro për Thomas Party-n, futbollistin e Atletico Madrid. 27-vjeçari ka nënshkruar një kontratë për 4 vite me ‘topçinjtë’ nga e cila do të përfitojë 260 mijë paund. Ndërkohë në krah të kundërt ka kaluar Lucas Torreira, por me formulën e huazimit. Ai do të qëndrojë për të paktën një sezon te Atletico Madrid.
Ndërkohë Manchester United ka kryer dy goditje në fund. Njëri prej tyre ishte Edinson Cavani, i cili është afruar si futbollist i lirë, ndërsa tjetëri është braziliani Alex Telles, i blerë nga Porto për 20 mln euro.
Sakaq është kompletuar edhe kalimi i Chris Smolling te Roma, me klubin italian që ka paguar 18 mln paund për blerjen përfundimtare të tij. Roma tentoi ta merrte sërish në huazim pas sezonit të kaluar, por M. United e refuzoi këtë opsion.