Insultet cereblare ose siç i themi ndryshe goditjet në tru janë kthyer në epidemi. Çdo sekondë një person preket në botë nga këto goditje, ndërsa në Shqipëri shifrat janë po të frikshme. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 1 në 5 gra dhe 1 në 6 burra, preken nga goditjet në tru, ndërsa në të gjithë botë 6 milion njerëz në një vit humbin jetën. Mjeku neurolog Sokrat Xhaxho tha se goditjet në tru nuk po kursejnë as fëmijët. Statistikat janë më të larta se të prekurit me SIDA. Në ditën botërore të insultit cerebral, institucionet shëndetësore bëjnë thirrje për të parandaluar këtë epidemi të heshtur. Shkaqet kryesore janë stresi dhe ankthi dhe nëse pësohet dikush pëson një goditje të tillë duhet të shkoj Brenda 3 orëve tek mjekut për t’i shpëtuar vdekjes.