"Gogoli" klipi më i mirë shqipta
Renis Gjoka ka qenë fituesi i çmimit të parë në mbrëmjen gala të Netëve të Klipit eventi i zhvilluar fundjavën e kaluar, i cili mblodhi së bashku mjaft artistë dhe emra të njohur të botës së televizonit, medias dhe artit. “Unë dhe Gogoli”
Renis Gjoka ka qenë fituesi i çmimit të parë në mbrëmjen gala të Netëve të Klipit eventi i zhvilluar fundjavën e kaluar, i cili mblodhi së bashku mjaft artistë dhe emra të njohur të botës së televizonit, medias dhe artit. “Unë dhe Gogoli” kënga më e re e Renis Gjokës me video të prodhuar nga “Cek Produksion” u shpall si klipi më i mirë për këtë vit nga një artist shqiptar. Videoklipi jep një mesazh të fortë për luftën kundër autizmit, për t’i kuptuar e mbajtur pranë fëmijët autikë, sepse autizmi nuk zgjedh.
Teksi i kësaj kënge u shkrua nga Edmond Tupe, i cili vetë ka një djalë autik. Autorët dhe ideatorët e këtij eventi këtë vit ndërtuan një shou vërtetë të veçantë, ku janë përfshirë personazhe të njohur të Kinemasë, Teatrit, prezantues televizivë, personazhe publike, të cilët ishin pjesë e mbrëmjes Gala. Disa nga emrat e Vipave qe u bënë pjesë e mbrëmjes duke dhënë edhe çmimet përkatëse ishin, Muharrem Fejzo, kineast e regjisor , Ndriçim Xhepa, Anila Basha, Drejtoresha e gazetës Shqiptarja.com, Rajmonda Bulku, Edmond Tupe, Floriana Garo, Gëzim Kame, Ardi Asllani, Elton Deda, Petrit Beci, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së etj.
Prezantueset e Netëve të Klipit në vite që ishin pjesë e prezantimit në mbrëmjen Gala ishin Çiljeta Xhilaga, Hygerta Sako, Gerta Heta e Kozeta Kurti, ndërsa spektakli u moderua nga Adela Xhamani, e cila e kaloi mjaft mirë përgjegjësinë për të qenë në lartësinë e duhur. Festivali pati 14 kategori ku u nominuan videoklipet më të mira , që u shpërblyen me çmime e në të njëjtën kohë edhe disa kategori, të cilat vlerësohen pa nominim siç janë Çmimi i Medias ( i cili u fitua nga Vedat Ademi), Çmimi i Publikut ( nga klikimet në faqen zyrtare të festialit që u fitua nga Neki Emra) Çmimi special i Jurisë ( Unë dhe Gogoli), i cili është i barazvlerësheë me çmimin e madh, pasi është videoklipi për të cilin juria voton njëzëri, Çmimi Deliart ( Grupi LYNX me videoklipin Gjysma ime më e mirë. Këtë vit seleksionimi i videoklipeve ishte shumë rigoroz dhe në këtë festival u seleksionuan vetëm 42 videoklipe pjesëmarrës që u shfaqën gjatë 7 javëve dhe në javën e 8-të u zhvillua paraqitja e kategorive dhe nominimeve të videove pjesëmarrëse.
Fituesit e çmimeve me nominime Klipi më i mirë alternativ: “Magjishëm” prodhim i Alexandër me protagoniste Big Mama.
Klipi më i mirë Rock: “Dëgjomë, prodhuar nga Fabrika Studio, protagonistë Elita 5
Videoklipi më i mirë i muzikës qytetare: Ylli Baka
Kamera më e mirë në Klip: Aurela Gaçe me këngën “Shpirti i shpirtit tim”Max Produksion
Montazhi më i mirë” : Entermedia Studio me Gangsta
Regjia më e mirë: “Pin Moon Studio” me “Ti them heshtjes tande mjaft” nga Kushtrim Hoxha
Grafika më e mirë: “CEK Produksion” me Unë dhe Gogoli, Renis Gjoka
Figura më e mirë mashkull: Kastro Zizo në klipin “Pa lule”
Figura më e mirë femër: Mirsa Kërcelli me “Club in air”
Fabula më e mirë në klip: Provideo me “Më prit atje” nga Alban Skënderaj
Interpretimi më i mirë femër: Aurela Gaçe me “Shpirti i shpirtit tim”
Interpretimi më i mirë mashkull: Vedat Ademi me “Për ty”
Produksioni më i mirë në videoklip: ESP Studio me protagonist Sidrit Bejlerin
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
84/2
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
45.9%
-
Jo
43%
-
Nuk e di
11.1%
Vota total: 2862
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIVE KONFERENCA - Shqipëria çel negociatat për grup-kapitullin e parë! Rama: Gur themeli për rrugëtimin tonë! S'kemi plan B! Ministri Hungarez: BE duhet të përshpejtojë zgjerimim tani!
15 Tetor, 10:06
-
Skemë mashtrimi me TVSH-në me dëm 127 milionë lekë, Prokuroria e Durrësit lëshon urdhër-arreste për drejtuesit e bizneseve të ndërtimit
15 Tetor, 10:00
-
Korrupsion me pacientët e sëmurë me COVID, Prokuroria kërkon 7 vite burg për Tiren, 30 vite për 5 infermieret dhe 6 për kolegen e saj! (DOSJA)
15 Tetor, 09:54
-
Vrau 15 vjeçarin në Shkodër, zbardhet dëshmia në polici e autorit të mitur: E qëllova me thikën e tij pasi më goditi i pari
15 Tetor, 09:50
-
VIDEOLAJM/ Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, protesta e grave me të zeza para Apelit të Tiranës! Kërkojnë dënimin maksimal për autorët!
15 Tetor, 09:48
-
Ronaldo sulmon Juventusin duke uruar Szczęsnyn: Duhej të tërhiqeshe për të kaluar në një ekip të madh
15 Tetor, 09:40
-
Ditëlindja e Sali Berishës! i pandehur për korrupsion për dosjen 'Partizani' fryn qirinjtë e 80 vjetorit në 'arrest shtëpiak'! Kardiologu që la profesionin për politikën
15 Tetor, 09:35
-
Trafiku i emigrantëve të paligjshëm, 15 të arrestuar në Tiranë! Detajet e operacionit! EMRAT e 2 prej të arrestuarve, merrnin nga 1500 euro
15 Tetor, 09:33
-
SHBA-ja dhe Filipinet nisin stërvitje ushtarake një ditë pasi Kina rrethoi Tajvanin
15 Tetor, 09:32
-
Hapen negociatat për grup-kapitullin e parë me BE-në! Komisioneri Varhelyi: Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara me vendosmëri
15 Tetor, 09:26
-
'Do ishim të lumtur ta kishim Shqipërinë në BE!' Ministri i Jashtëm hungarez: Kanë bërë punë të mirë
15 Tetor, 09:20
-
Itali/ Ndjekje si në filma dhe aksident me makinën e vjedhur, arratisen 3 ‘skifterët’! Kapet shqiptari 25-vjeçar, bënin kërdinë në vjedhje banesash e biznesesh
15 Tetor, 09:19