"Gogoli" klipi më i mirë shqipta

Renis Gjoka ka qenë fituesi i çmimit të parë në mbrëmjen gala të Netëve të Klipit eventi i zhvilluar fundjavën e kaluar, i cili mblodhi së bashku mjaft artistë dhe emra të njohur të botës së televizonit, medias dhe artit.  “Unë dhe Gogoli” kënga më e re e Renis Gjokës  me video të prodhuar nga “Cek Produksion” u shpall si klipi më i mirë për këtë vit nga një artist shqiptar.  Videoklipi  jep   një mesazh të fortë për luftën kundër autizmit, për t’i kuptuar e mbajtur pranë fëmijët autikë,  sepse autizmi nuk zgjedh.



Teksi i kësaj kënge u shkrua nga Edmond Tupe, i cili vetë ka një djalë autik.  Autorët dhe ideatorët e këtij eventi këtë vit ndërtuan një shou vërtetë të veçantë, ku janë përfshirë personazhe të njohur të Kinemasë, Teatrit, prezantues televizivë, personazhe publike, të cilët ishin  pjesë e mbrëmjes Gala. Disa nga emrat e Vipave qe  u bënë pjesë e mbrëmjes duke dhënë edhe çmimet përkatëse ishin,  Muharrem Fejzo, kineast  e regjisor , Ndriçim Xhepa, Anila Basha, Drejtoresha  e gazetës  Shqiptarja.com,  Rajmonda Bulku, Edmond Tupe, Floriana Garo, Gëzim Kame, Ardi Asllani, Elton Deda, Petrit Beci, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së etj.



Prezantueset e Netëve të Klipit në vite që ishin pjesë e prezantimit në mbrëmjen Gala  ishin Çiljeta Xhilaga, Hygerta Sako, Gerta Heta e Kozeta Kurti, ndërsa spektakli u moderua nga Adela Xhamani, e cila e kaloi mjaft mirë  përgjegjësinë për të qenë në lartësinë e duhur.  Festivali  pati 14 kategori ku u nominuan videoklipet më të mira , që u shpërblyen me çmime  e në të njëjtën kohë edhe disa kategori, të cilat vlerësohen pa nominim siç janë Çmimi i Medias ( i cili u fitua nga Vedat Ademi), Çmimi i Publikut (  nga klikimet në faqen zyrtare të festialit që u fitua nga Neki Emra)  Çmimi special i Jurisë ( Unë dhe Gogoli), i cili është i barazvlerësheë me çmimin e madh,  pasi është videoklipi për të cilin juria voton njëzëri, Çmimi Deliart ( Grupi LYNX me videoklipin Gjysma ime më e mirë. Këtë vit seleksionimi i videoklipeve ishte shumë rigoroz dhe në këtë festival u seleksionuan vetëm 42 videoklipe pjesëmarrës që u shfaqën gjatë  7 javëve dhe në javën e  8-të u zhvillua paraqitja e kategorive dhe nominimeve të videove pjesëmarrëse.

Fituesit e çmimeve me nominime
 
Klipi më i mirë alternativ: “Magjishëm” prodhim i Alexandër me protagoniste Big Mama.

Klipi më i mirë Rock: “Dëgjomë, prodhuar nga Fabrika Studio, protagonistë Elita 5

Videoklipi më i mirë i muzikës qytetare:  Ylli Baka

Kamera më e mirë në Klip:  Aurela  Gaçe me këngën “Shpirti i shpirtit tim”Max Produksion

Montazhi më i mirë” : Entermedia Studio me Gangsta

Regjia më e mirë: “Pin Moon Studio”   me “Ti them heshtjes tande mjaft”  nga Kushtrim Hoxha

Grafika më e mirë: “CEK Produksion” me Unë dhe Gogoli, Renis Gjoka

Figura më e mirë mashkull:  Kastro Zizo në klipin “Pa lule”

Figura më e mirë femër: Mirsa  Kërcelli  me “Club in air”

Fabula më e mirë në klip:  Provideo me “Më prit atje” nga Alban Skënderaj

Interpretimi më i mirë femër: Aurela Gaçe me “Shpirti i shpirtit tim”

Interpretimi më i mirë mashkull:  Vedat Ademi me “Për ty”

Produksioni më i mirë në videoklip: ESP Studio me protagonist Sidrit Bejlerin

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

 
 
 
 
 
 

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duken të drejta kritikat e kryeministrit Rama ndaj BE për vaksinën?



×

Lajmi i fundit

John

Pollo te ‘5 Pyetjet’: Kritikat e Ramës ndaj BE për vaksinën të rrezikshme për vendin! Roli si ndërmjetës mes Greqisë e Turqisë, propagandë (VIDEO)