Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu u është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Agron Shehaj lidhur me zhvillimin e një interpelance parlamentare, duke theksuar se seanca kishte qenë e planifikuar, por nuk ishte ndjekur nga vetë kërkuesi.

“I nderuar deputet, nëse nuk gaboj, shërbimet e Kuvendit mund ta nxjerrin se seanca që ju keni kërkuar  interpelanca ishte planifikuar diku në fillim të nëntorit, besoj më 13 nëntor. Ju zgjodhët të mos vini,” u shpreh Gogu.

Ai shtoi se, sa i përket pretendimeve për mungesë përballjeje, qëndrimet kanë qenë të qarta edhe në seancat e mëparshme. “Sa i përket asaj që mbrojmë apo nuk mbrojmë, kam përshtypjen se e keni parë gjithmonë kur ke dalë përballë zëvendëskryeministres,” tha ai.

Në fund të reagimit, Gogu kritikoi edhe mënyrën e komunikimit politik, duke kërkuar që debati të mos reduktohet në përmbajtje për rrjetet sociale. “Të mos vazhdojmë me këtë politikën e Reels-ave që ti bën në atë programin e mëngjesit. Faleminderit,” përfundoi ministri.


Lajmi kryesor:

LIVE TV - Kuvend/ PD: S’e kemi bojkotuar Territorialen! PS afat deri në mbrëmje: Nëse nuk vini, zhbëjmë barazinë! Debate për Ballukun, opozita bllokon foltoren