Gogu në Report Tv: PS nuk do hyjë e vetme në garë, ka qytetarët! Veliaj do marrë mandatin e 3-të! Meta-Berisha? Familje ‘Non Grata’

Për socialistin Toni Gogu zgjedhjet vendore do të jenë një tjetër sukses i mazhorancës kjo pasi selia rozë nuk garon kurrë e vetme, por me qytetarët. I ftuar në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti  u shpreh i qartë duke thënë se pavarësisht se do të garojë vetëm, aleanca e ‘fshehtë’ e PS është me familjet shqiptare.

‘PS nuk do të hyjë e vetme do të hyjë me qytetarët. Kështu që, e jemi në aleancë me familjet shqiptare. Sa u përket aleancave të Non Grata- ve, duket qartë që nuk po qajnë hallin e shqiptarëve, me BE dhe SHBA. Vetëm ata që besojnë që toka është e sheshtë mund të besojnë pallavrat e këtyre. Për ne është e rëndësishme të merremi me hallet e qytetarëve.

Asnjë palë zgjedhjesh nuk janë të lehta, ky është provimi më i rëndësishëm për ne. Por unë besoj se PS e ka të qartë se cilat janë sfidat, ndaj mendoj se është e thjeshtë për të gjetur rrugën, por sigurisht që nuk do të jetë e lehtë. Jam i bindur që për PS do jetë fitorja e radhës për shkak të alternativës.’- tha Gogu në Report Tv.  

I pyetur për një mandat të tretë të kryebashkiakut të Tiraës, Erion Veliaj, Gogu u shpreh se transformimi i kryeqytetit e kërkon me ngulm Veliaj ndërsa shtoi se Tirana do të jetë një kryeqytet modern krahasuar jo vetëm me Ballkanin Perëndimor por më gjerë.

‘Unë mund të kem konflikt interesi se kam punuar shumë afër me të dhe mund të merret si opinion të njëanshëm po absolutisht. Të gjithë jemi dëshmitarë, unë dhe ime shoqe kur kemi rritur fëmijët tanë bënim luftë për të shtyrë karrocën. Unë mendoj se ky është suksesi, një qytet i pistë dikur sot ne mund të ndihemi krenar që cilësia e ajrit në Tiranë është përmirësuar. Unë kam një shprehje për kritikat, ato bëhen për njeriun e gjallë! Është gjë e mirë, sesi do e kthejmë atë në energji pozitive këtë e dimë ne. Ky do jetë mandati tretë i Veliajt duke e vendosur Tiranën si kryeqytet modern, konterporan jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por dhe më gjerë.’- tha Gogu.  

Duke e krahasuar me opozitën e Bashës, Gogu u pyet edhe për aleancën Berisha-Meta ku jo vetëm që nuk i cilësoi si shqetësim, apo garues të fortë, por madje i cilësoi si një familje të madhe ‘Non Grata-sh’. Gogu madje përdori edhe titullin e një seriali amerikan për të përshkruar ndikimin e Berishës dhe Metës në politikën shqiptare, e cila sipas tij është një lojë e madhe fronesh që po pengon të hyjnë të rinjtë e talentuar në politikë.

‘Unë po e bëj në formë pyetje. Çfarë quani të fortë? Që dinë sesi t’iu premtojë shqiptarëve NATO-n dhe pastaj të vrasë në mes të bulveradit?... Unë mendoj se nuk kanë çfarë ofrojnë, ata nuk kanë as program. Është një familje e madhe ‘Non Grata’, më vjen keq për ata deputetë që kanë vërtet program e alternativa se u duhen të zgjedhin në Game of Thrones, në këtë lojë të madhe fronesh siç është opozita.’- tha Gogu.

Socialisti u ndal edhe te çmimet e karburanteve ku tha se ashtu sikurse qeveria punon për të rritur ekonominë, ashtu edhe mbron të pambrojturit. Gogu madje tha se tahsmë ekzsiton mundësia për të përdorur më shumë autobus pasi biletat nuk janë rritur, kjo për të mbrojtur kosumatorët.

‘E vërtetë që çmimet e karburantit janë rritur, po p.sh mua më krijohet mundësia që të hipi në autobus se biletat nuk janë rritur. Pra, dua të them që nga një anë po ofrohet një ‘mbulesë’ për të mbrojtur qytetarët, por edhe ekonomia duhet të vlojë. Rritja jonë ekonomike ka zbritur në saj të inflacionit dhe duhet të vazhdojmë. Pra PS, mbron të pambrojturit dhe mban gjallë ekonominë.’- përfundoi Gogu në Report Tv.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi te Zogu i Zi

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi te Zogu i Zi