Gogu 'thumbon' Salianjin për hetimin e TIMS: Lexoi raportin e tij personal! Njësoj si hetuesit e asaj kohe, gjeti fajtorin më pas provat

 

Deputeti socialist Toni Gogu prezantoi disa nga gjetjet e komisionit hetimor të TIMS pas një pune 3 mujore, në Kuvend. Gogu evidentoi rëndësinë e rishikimit të kuadrit ligjor, teksa sot do miratohet ligji për policinë e shtetit. Ndërsa më tej theksoi rëndësinë e rishikimit të veprimtarisë së strukturave të policisë lidhur me sistemin TIMS.

'U përbetuan se gjithçka që thanë është e vërtetë. Se pse duhet bërë kjo kur lexohet një raport i bazuar në fakte dhe prova nuk e kuptoj. Ky raport është i komisionit hetimor, jo i një partie. Ai që dëgjuat është raporti personal i zotërisë. I cili me të dyja këmbët shkeli traditën parlamentare, pasi ka shkelur rregullat e hetimor. Të gjithë hetuesit e asaj kohe duhet të flenë të kënaqur, që gjendej fajtori dhe pastaj provat është gjallë.

Ky komision me plan hetimor ka hetuar në mënyrë të kryqëzuar prova shkresore, dëshmitarë, për të dalë në këto konkluzione. Patjetër që ka një ngjarje të cilën po e heton Prokuroria. Komisioni ka hetuar veprimtarinë një vjeçare të institucioneve. Sot që flasim TIMS është funksional, i mbrojtur nga kompetencat profesionale të policisë së shtetit. Tani në pika kufitare hyjnë dhe dalin qytetarët që kontrollohen siç i kërkon ligji. Ajo që dëgjuat nuk përputhet me raportin hetimor. Janë thënie të veçuara të një dëshmitari. Në përfundimi të 4 muajve hetim të thelluar Komisionit hetimor të Kuvendit i rezulton: Nevojtet domosdoshmëria e shikimit të kuadrit ligjor në fuqi. Do të miratojmë sot ligjin për policinë e shtetit. Ligji i posaçëm që rregullon kontrollin kufitar është i 2016 nuk ka asnjë parashikim për sistemin TIMS, duhet përgatitur paketa ligjore. Dhe ligji i tretë është i 2001 për qendrën kontrollit të përpunimit të të dhënave. Duhet fuqizuar qendra me të gjithë kompetencën.

Gjetja e dytë, rezultuan qartazi problematika në zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore nga strukturat përkatëse. Duhet rishikuar veprimtaria e strukturave të policisë me sistemin TIMS, që duhet rishikuar sa më parë. Aktet nënligjore për sistemin TIMS duhen rishikuar zoti ministër. Duhet të përfshihen kontrollet. Ky hetim konfirmoi problematikën me TIMS në disa nivele. Këto kërkojnë ndryshime në ligjet përkatëse, por certifikimin dhe akreditimin e sistemit. Ndërtimi i një strategjie të caktuar. Ligji për kufirin e ka të qartë që menaxhimi duhet të jetë i integruar.

U konfirmuan sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë. Dhe të ngatërrosh ato të dhëna që kanë dalë për shkak të hakërrimit me një incident të veçuar që është në hetim , do ju ftoja që atë raport që ka miratuar komisioni hetimor për mbrojtjen e TIMS ta votojmë të gjithë.'


Lajmi kryesor:

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme në Polici?


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano