‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme në Polici?

TIRANË- Pas punës 4 mujore hetimore në Komisionin Parlamentar për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, Kuvendi ka miratuar në seancën e fundit të kësaj legjislature vetëm raportin e mazhorancës. Palët nuk gjetën dakordësinë për të dalë me një raport, ndërsa ai i PS u miratua me 76 vota pro dhe 3 kundër u miratua në Kuvend.

Gjetjet e opozitës, kryetari i Komisionit, Ervin Salianji paralajmëroi se do t’i çojë në SPAK, duke thënë se duhet zbuluar kush është ai që i bën emërimet e paligjshme në strukturën e Policisë së Shtetit. Për deputetin e PD, hetimi parlamentar duhej të ishte zgjatur edhe me dy muaj të tjerë.

Salianji prezantoi raportin e opozitës në Kuvend, duke thënë se drejtori i IT, në Policinë e Shtetit, Ervin Muça është emëruar në mënyrë të paligjshme, ndërkohë që theksoi se të dhënat e TIMS i janë shitur grupeve kriminale.

“Dy raportet kanë verifikuar, emërimet e paligjshme të drejtuesve të lartë policisë, ndërhyrjet në sistemin TIMS, vjedhjen e tw dhënave të TIMS, manipulimin e të dhënave, dhënien e të dhënave grupeve kriminale, mbrojtjen e paligjshme që bën PS për tim, aksesin e paautorizuar të njerëzve që s’kanë punë me TIMS. Njerëz në byrektore aksesojnë TIMS,. Për çfarë persona të caktuar fshihen nga TIMS. Pavarësisht se futen emrat, është sikur nuk ka ekzistuar. Do ta çojmë në SPAK për ta hetuar, kush është ky njeri që ka fuqi të bëjë baske dy ministra të brendshëm, drejtuesit e lartë, që të bëjnë emërime të paligjshme, të bëjnë ca i do qefji. Dini gjë kush e ka këtë fuqi? Prandaj duhej hetimi edhe dy muaj të tjera", tha Salianji. 

Salianji, sfidoi edhe PS që raportin e saj ta çojë në SPAK, ndërsa e akuzoi se mbajnë në detyrë drejtorë të cilët janë përgjegjës për kalime të njerëzve në pikat kufitare pa u regjistruar në TIMS.

"Rezultoi qartazi shkelje ligjore, ka ndonjë përgjegjës? Keni ndonjë diferencë ju nga raporti që kishim ne. Për personat e krimit të organizuar nuk funksionin. Të thuash që nuk ka asnjë problematikë po të kesh frikë ta çosh në SPAK. Pse nuk e çoni raportin në SPAK. Ne u themi çojeni ligjin për policinë e shtetit në shtator dhe ju thoni do ta votojmë tani. Ka pas ndërhyrje në TIMS, jo nga iranianët, ta kanë thënë drejtorët e policisë. Ka pas persona të paautorizuar në TIMS, ka pas njerëz që kalojnë pikat e kalimit kufitar pa u regjistruar, ka përgjegjës direkt që i keni drejtorë. Keni guxim ta hiqni, merreni hiqeni", vijoi Salianji. 

Nënkryetari Toni Gogu, prezantoi në Kuvend raportin e PS. Gogu renditi rezultatet e hetimit katër mujor e gjithëpërfshirës dhe tha se ky raport nxjerr në pah kontrastin e thellë midis dy qasjeve hetimore: njëra e karakterizuar nga akuza të nxituara dhe tjetra e bazuar në ekzaminim të plotë dhe metodik. Në emër të mazhoranës në këtë komision hetimor, i cili e përfundoi mandatin e dhënë nga Kuvendi, Gogu propozi 4 masa që duhen ndërmarrë. 

“1. Rishikimi i Kornizës Ligjore- Hetimi ynë nënvizon nevojën urgjente për të rishikuar dhe harmonizuar kuadrin ligjor ekzistues që rregullon sistemin TIMS. Konkretisht duhet të trajtojmë:
i. Ligji nr.8792, datë 10.05.2001 “Për krijimin e qendrës së përpunimit të të dhënave”
ii. Ligji Nr.71/2016, “Për Kontrollin Kufitar”
iii. Ligji nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar.

2. Zbatimi i akteve ligjore dhe nënligjore- Ne identifikuam çështje të rëndësishme në zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore, duke nxjerrë në pah mangësitë që duhen adresuar për të garantuar integritetin dhe efikasitetin e sistemit.

3. Rishikim Gjithëpërfshirës i Aktiviteteve Operative të Policisë- Një rishikim gjithëpërfshirës i aktiviteteve operative të të gjitha strukturave të policisë që ndërveprojnë me sistemin TIMS është thelbësor. Gjetjet nga ky raport duhet të adresohen me shpejtësi përmes legjislacionit të ri, i cili së shpejti do të paraqitet për shqyrtim parlamentar.

4. Rishikimi dhe përmirësimi i akteve nënligjore- Aktet nënligjore aktuale që rregullojnë sistemin TIMS kërkojnë një rishikim të plotë. Për të mbrojtur integritetin e të dhënave të sistemit, ne duhet të zbatojmë kontrolle në çdo nivel dhe të vendosim rregulla të qarta që përcaktojnë kompetencat dhe llogaridhënien”, tha Gogu. 

Në përmbyllje të fjalës së tij për këtë çështje, ai nënvizoi ndër të tjera se roli i deputetëve është “të kërkojnë të vërtetën dhe të sigurojnë drejtësi, jo të krijojnë frikë apo konfuzion të pajustifikuar”. Ky është ndryshimi midis deklarimit të fajit pa prova, tha Gogu, dhe kërkimit të së vërtetës përmes hetimeve rigoroze.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Raporti i PD

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Raport i i PS

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:27
Gogu 'thumbon' Salianjin për hetimin e TIMS: Lexoi raportin e tij personal! Njësoj si hetuesit e asaj kohe, gjeti fajtorin më pas provat

 

Deputeti socialist Toni Gogu prezantoi disa nga gjetjet e komisionit hetimor të TIMS pas një pune 3 mujore, në Kuvend. Gogu evidentoi rëndësinë e rishikimit të kuadrit ligjor, teksa sot do miratohet ligji për policinë e shtetit. Ndërsa më tej theksoi rëndësinë e rishikimit të veprimtarisë së strukturave të policisë lidhur me sistemin TIMS.

'U përbetuan se gjithçka që thanë është e vërtetë. Se pse duhet bërë kjo kur lexohet një raport i bazuar në fakte dhe prova nuk e kuptoj. Ky raport është i komisionit hetimor, jo i një partie. Ai që dëgjuat është raporti personal i zotërisë. I cili me të dyja këmbët shkeli traditën parlamentare, pasi ka shkelur rregullat e hetimor. Të gjithë hetuesit e asaj kohe duhet të flenë të kënaqur, që gjendej fajtori dhe pastaj provat është gjallë.

Ky komision me plan hetimor ka hetuar në mënyrë të kryqëzuar prova shkresore, dëshmitarë, për të dalë në këto konkluzione. Patjetër që ka një ngjarje të cilën po e heton Prokuroria. Komisioni ka hetuar veprimtarinë një vjeçare të institucioneve. Sot që flasim TIMS është funksional, i mbrojtur nga kompetencat profesionale të policisë së shtetit. Tani në pika kufitare hyjnë dhe dalin qytetarët që kontrollohen siç i kërkon ligji. Ajo që dëgjuat nuk përputhet me raportin hetimor. Janë thënie të veçuara të një dëshmitari. Në përfundimi të 4 muajve hetim të thelluar Komisionit hetimor të Kuvendit i rezulton: Nevojtet domosdoshmëria e shikimit të kuadrit ligjor në fuqi. Do të miratojmë sot ligjin për policinë e shtetit. Ligji i posaçëm që rregullon kontrollin kufitar është i 2016 nuk ka asnjë parashikim për sistemin TIMS, duhet përgatitur paketa ligjore. Dhe ligji i tretë është i 2001 për qendrën kontrollit të përpunimit të të dhënave. Duhet fuqizuar qendra me të gjithë kompetencën.

Gjetja e dytë, rezultuan qartazi problematika në zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore nga strukturat përkatëse. Duhet rishikuar veprimtaria e strukturave të policisë me sistemin TIMS, që duhet rishikuar sa më parë. Aktet nënligjore për sistemin TIMS duhen rishikuar zoti ministër. Duhet të përfshihen kontrollet. Ky hetim konfirmoi problematikën me TIMS në disa nivele. Këto kërkojnë ndryshime në ligjet përkatëse, por certifikimin dhe akreditimin e sistemit. Ndërtimi i një strategjie të caktuar. Ligji për kufirin e ka të qartë që menaxhimi duhet të jetë i integruar.

U konfirmuan sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë. Dhe të ngatërrosh ato të dhëna që kanë dalë për shkak të hakërrimit me një incident të veçuar që është në hetim , do ju ftoja që atë raport që ka miratuar komisioni hetimor për mbrojtjen e TIMS ta votojmë të gjithë.'

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BABULI TANGULI: 27/07/2024 07:16

    Çuni Shegēs e i traktoristit Salinjani babalja i flliqur flet pēr demokraci e pēr drejtēsi. O pik e zez si ēshtē katandis Shqipria.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano