Dinamo Zagreb fitoi 2-1 kundër Lokomotivës së Zagrebit për javën e 13-të në elitën e futbollit kroat. Për miqtë ndeshja u zhbllokua pas vetëm katër minutave lojë. Ishte Indrit Tuci që mori një pasim nga mesi i fushës dhe me hapin galopant u shfaq përballë Zagorac, duke e mposhtur këtë të fundit me një parabël të embël, për epërsinë e miqve.
23-vjeçari gjen golin numër katër këtë sezon, teksa ka luajtur në 11 takime për 764 minuta. Ish-sulmuesi i Kombëtares U-21 pritet të jetë në listën e lojtarëve më të mirë të javës, kjo për paraqitjen e dhuruar.
Veç aspektit personal dhe një goli estetikisht perfekt për syrin, Tuci s'e ndihmoi dot ekipin të dilte me pikë, ndërsa gjigantët e Dinamos përmbysën me Baturina dhe Kaneko në minutat 90+4 dhe 90+7.