Gol në 'frymën e fundit', Leverkusen i pamposhtur në Bundesligë! Tri pikë për Frankurt dhe Dortmund

Gol në 'frymën e fundit', Leverkusen i pamposhtur në Bundesligë! Tri pikë për Frankurt dhe Dortmund

Xabi Alonso sheh nga trofeu i Bundesligës

Bundesliga gjermane e futbollit luajti pesë nga gjashtë ndeshjet e sotme të vlefshme për raundin e 17-të. Kryesuesit e Bayer Leverkusen nuk njohin humbje këtë sezon, ndërsa edhe për vitin 2024 kanë marrë suksesin e parë. "Aspirinat" nuk e patën të lehtë në udhëtim, duke fituar 0-1 kundër Augsburgut. Goli i Palacios në "frymën e fundit" dhe konkretisht në të 90+4 minutë bëri që Xabi Alonso të shohë nga trofeu, duke vijuar në pozicionin e parë.

Tri pikë edhe për Eintracht Frankfurtin, që fitoi 0-1 kundër Leipzig. Knauff në minutën e shtatë të ndeshjes ishte deçiziv për të tijtë, me miqtë që sigurojnë një sukses që i mban në vendin e pestë. Tre duelet e tjera u mbyllën në barazim, teksa në 18:30 Dortmundi fitoi 0-3 kundër Darmstadt dhe siguron pozitën e pestë.

Bundesliga, java 17-të:

Augsburg 0-1 Bayer Leverkusen (Palacios 90+4')

Koln 1-1 Heidenheim (Selke 29' / Beck 55')

Freiburg 0-0 Union Berlin

Mainz 1-1 Wolfsburg (Uidmer 61' / Cerny 12')

Leipzig 0-1 Eintracht Frankfurt (Knauff 7')

18:30 Darmstadt 0-3 Dortmund (Brandt 24', Reus 77', Moukoko 90+2)

Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kombëtarja 'blindon' portën, lojtari i Olympiacos afrohet te kuqezinjtë

Kombëtarja 'blindon' portën, lojtari i Olympiacos afrohet te kuqezinjtë