Gol në minutën e '93, Partizani i falet Maguette në ekstrem! Zekiç debuton me fitore në Superligë

Gol në minutën e '93, Partizani i falet Maguette në ekstrem! Zekiç debuton me fitore në Superligë

Partizani ia doli të merrte tri pikë “in extremis” kundër Laçit, për javën e dytë në Superligë. Kampionët në fuqi të Shqipërisë iu falën një goli të Maguette në minutën e 90+3 të ndeshjes, me mesfushorin që shënoi me kokë dhe përmbylli shkëlqyeshëm një ndeshje ku ishte më i miri në fushë.

Tri pikë me vuajtje për Partizanin, që përballë kishte një Laç agresiv dhe të vendosur mirë. “Demat” nuk zhgënjyen edhe pse vuajtën në shtëpi, teksa e kishin ndeshjen debutuese në Superligë këtë sezon, kjo për shkak se javën e parë nuk luajtën kundër Teutës prej paraqitjes në Conference League.

Nga njëra anë Zoran Zekic debuton me tri pikë të Partizani, ndërsa Skerdi Bejzade debuton me humbje në stolin e kurbinasve, paçka një paraqitje më shumë se fantastike të djemve të tij. Nëse Bajramaj do korrigjonte shënjestrën, Laçi me siguri nuk do largohej pa pikë nga “Arena e Demave”.

Pas dy javëve të para Laçi ka një pikë në renditje, teksa Partizani tre pikë dhe një ndeshje më pak. Pas javës së dytë Skënderbeu kryeson renditjen, teksa Dinamo dhe Kukësi ende nuk kanë shijuar pikën e parë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen