Gol 'nga tuneli', Vllaznia merr fitoren e katërt radhazi! Mposht 1-0 Kukësin, Stavri Nica jep dorëheqjen (VIDEO)

Gol 'nga tuneli', Vllaznia merr fitoren e katërt radhazi! Mposht 1-0 Kukësin, Stavri Nica jep dorëheqjen (VIDEO)

Ildi Gruda feston golin

Në "Loro Boriçi" të Shkodrës, Vllaznia mposhti 1-0 Kukësin. Sfida e javës së 19-të në Superligë u vendos që në minutën e parë, përkatësisht pas 54 sekondave lojë. Një pasim i gjatë nga rreth 60 metra nxorri Ildi Grudën të vetëm përballë Tafas, me sulmuesin që nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Kukësi pati shansin e artë në fundin e pjesës së parë nga penalltia, por Atdhe Rashiti tentoi "panenkën" dhe e nxorri sferën jashtë. Penalltia për verilindorët u akordua pas konsultës me VAR. Pas humbjes 1-0 nga Vllaznia në Shkodër, Kukësi ka mbetur pa trajner. Të ndodhur në vendin e parafundit me 19 pikë, trajneri Stavri Nica ka dhënë doreheqjen nga verilindorët. Nica u largua nga Laçi në fillim të sezonit dhe më pas kaloi te Kukësi pas javës së tretë.

Vllaznia merr fitoren e katërt radhazi dhe me 29 pikë (sa Tirana) mban pozitën e katërt në tabelë. Kukësi ka nëntë ndeshje pa fitore dhe me 19 pikë mban vendin e parafundit, duke qenë në krizë.

 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Vllaznia mund 1-0 Kukësi në Shkodër, Stavri Nica dorëhiqet! Laçi dhe Erzeni 0-0, mbyllet java e 19-të e Superligës (Renditja)


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar! Shpërthimi ishte i qëllimshëm

Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar! Shpërthimi ishte i qëllimshëm