Janë luajtur sonte po ashtu edhe sfidat e kompedicionit tjetër të europës, Conference League, finalja e së cilës do të luhet në 'Air Albania' të Tiranës.
Roma e Marash Kumbullës ka humbur me përmbysje përballë Bodo/Glimt, ku goli i Pelegrinit nuk mjaftoi teksa në pjesën e dytë 2 gola të norvegjezëve vulosën shifrat në 2-1.
Francezët e Marseille mposhtën grekët e PAOK me rezultatin 2-1.
Më tej britanikët e Leicester u ndanë në paqe 0-0 përballe holandezëve të PSV. Ndërsa më herët edhe sfida mes Feyenoord dhe Slavia Prague u mbyll në barazim 3-3 në një sfidë të ndezur me plot 6 gola të realizuar.