Gola dhe surpriza, Roma shënon tre gola për një pikë, shkëlqen Lazio

Gola dhe surpriza, Roma shënon tre gola për një pikë, shkëlqen Lazio

Lojtarët e Lazio-s, Ciro Immobile dhe Angel Correa

ITALI- Në Seria A është luajtur java e parë e cila ka prodhuar që në start rezultate surprizë. Në Olimpico Roma nuk ka shkuar më shumë se një barazim përballë Genoa edhe pse gjatë 90 minutave u shënuan 6 gola. 

Roma kaloi dy herë në avantazh gjatë ndeshjes me Cengiz Under, Edin Dzeko  por xhenovezët nuk u dorëzuan duke i barazuar po aq herë me Andrea Pinamontin dhe një penallti të Domenico Criscito. Në minutën e 70' Genoa shtangu kryeqytetasit e Italisë me Christian Kouame por Edin Dzeko i 'shpëtoi' të vetët me një gol në minutat e fundit. 

'Kushërinjtë' e Lazios nga ana tjetër shkëlqyen përballë Sampdorias në Genoa duke marrë një fitore të pastër 0-3. Për 'shqiponjat e kaltra' vendimtar rezultoi bomberi i ekipit Ciro Immobile me dy gola dhe transferi i bujshëm nga Atletico Madrid, Angelo Correa i cili debutoi me gol në kampionatin e Seria A. 

Sa i përket ndeshjeve të tjera të luajtura në Seria A të djelën, Atalanta mori një fitore të vështirë në fushën e SPAL me rezultain 2-3. Në këtë sfidë portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha debutoi me skuadrën e re përballë ish- skuadrës së tij duke pësuar 3 gola dhe marrë humbjen e parë. 

Ndërkohë Brescia e ardhur nga Seria B fitoi në fushën e Cagliari. Hellas Verona dhe Bologna ndanë një barazim 1-1. Ndërsa Torino me golat e Zaza mori një fitore 2-1 në shtëpi ndaj Sassuolo. Nesër java e parë e Seria A mbyllet me sfidën Inter- Lecce. Kujtojmë se sot Milan humbi në Udinese me rezultatin 0-1 ndërsa Juventus ditën e djeshme mori një fitore minimale në Parma.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon