GOLAT/ 70 vite pritje për një trofe, Newcastle fiton EFL Cup në Angli! Burn dhe Isak 'djegin' Liverpoolin

LONDËR - Newcastle është fituesi i Kupës së Ligës në Angli për sezonin 2024-25, kjo për herë të parë në historinë e tyre. "Qymyrxhinjtë" mposhtën 2-1 në finale skuadrën e Liverpoolit, ekip me të cilin nuk fitonin që nga dhjetori i 2015. Për herë të parë pas vitit 1955 Newcastle fiton një trofe të rëndësishëm, ndërsa festa e tifozëve që prisnin 70 vite për një sukses të tillë ishte legjitime.

Në "Wembley" sfida u zhbllokua nga Dan Burn, kapiteni me një gisht më pak në dorën e djathtë, i cili kaloi në avantazh Newcastle në minutën e 45-të. Sërish bardhezinjtë "tundën rrjetën" në minutën e 52-të, këtë herë me Isak. Goli turbulloi ekipin e Arne Slot, që paçka se shkurtoi me Chiesan në minutën e katërt shtesë, nuk mundi ta dërgonte ndeshjen në barazim.

Pas eliminimit nga Champions League, tanimë Liverpool e sheh veten me një finale të humbur dhe fokusi i vetëm do jetë në kampionat, me të kuqtë që kryesojnë Premier Leaguen të shkëputur nga Arsenali.

 

S.Dh/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Rama inspekton rrugët e Divjakës dhe ironizon kundërshtarët: Kjo është për kënetën mediatike dhe ata që thonë se s'keni bërë gjë për fshatin!

Rama inspekton rrugët e Divjakës dhe ironizon kundërshtarët: Kjo është për kënetën mediatike dhe ata që thonë se s'keni bërë gjë për fshatin!