Premier League e futbollit në Angli ndodhet në raundin e 18-të. E shtuna u mbyll me fitoren 1-2 të Aston Villas në Londër kundër Chelseat. Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit e Marescas. Më minutën e 37-të Joao Pedro nuk fali pas pasimit të James, për ta mbyllur pjesën e parë në epërsinë minimale të "Bluve të Londrës".

Fraksioni i dytë ishte me tjetër fytyrë për miqtë nga Birminghami. Futja në fushë e Ollie Watkins ishte deçizive, pasi sulmuesi barazoi në minutën e 63-të, ndërsa gjashtë minuta para fundit gjeti edhe golin e dytë personal dhe të përmbysjes për djemtë e Unai Emery.

Me tetë fitore radhazi në Premier League, Aston Villa mban pozitën e tretë me 39 pikë, tre më pak se kryesuesit e Arsenalit. Ndërkohë që Chelsea ka dy ndeshje pa fitore dhe me 29 pikë mban vendin e pestë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Dhjetor, 14:09

    Si ka qenë 2025-a për ju?