GOLAT/ Milani 'pa busull', rrezikohet kalimi në 1/8 e Champions! Biletën për më tej e sigurojnë Barcelona, Atl. Madrid, Lazio dhe Dortmund

Champions League zhvilloi tetë ndeshje mbrëmjen e sotme. Gjithçka për raundin e pestë të ndeshjeve në grupe nisi më 18:45, aty ku Shakhtar mundi 1-0 Antwerp, ndërsa Lazio fitoi 2-0 kundër Celtic në Romë. Në 21:00 fituan Dortmund, City, Barcelona e Atl. Madrid. Këtë mbrëmje pesë skuadra kanë marrë biletën e kualifikimit për në 1/8 e Champions League. Nga grupi E, Atl. Madrid dhe Lazio kalojnë më tej, ndërsa në grupin F Dortmundi ia ka dalë të jetë në 1/8. Edhe Leipzig i është bashkuar Cityt në grupin G me një biletë për në 1/8 e Ligës së Kampioneve. Në grupin H Barcelona pas fitores 2-1 me Porton ka kaluar më tej.

Tanimë skuadrat që kanë një biletë për në 1/8 e Champions deri në këtë fazë janë: Bayern Munich, Real Madrid, Real Sociedad, Inter, Atl. Madrid, Lazio, Dortmund, Man. City, Leipzig dhe Barcelona.

Në stadiumin e Hamburgut, Shakhtar Donetsk fitoi 1-0 kundër Antwerpit. Në fushë për belgët ishte edhe Arbnor Muja, sulmuesi anësor i Kombëtares që u ndëshkua me kartonin e kuq. Sfida nisi menjëherë me gol, pasi ishte Matviyenko që pas vetëm 12 minutave lojë kaloi në epërsi ukrainasit, me golin që në fund rezultoi me vlerën e tri pikëve. Muja u ndëshkua me dy kartona të verdhë, në minutat 90+4 dhe 90+7 për të dalë jashtë. Shakhtar me nëntë pikë mban vendin e tretë, duke qenë në garë me Barcelonën dhe Porton për të kaluar grupin. Nga ana tjetër Antwerp i ka dhënë lamtumirën eventit pasi ka vetëm zero pikë dhe një ndeshje për të luajtur.

Në stadiumin "Olimpik" të Romës, Lazio fitoi 2-0 kundër Celtic për grupin E të Ligës së Kampioneve. Përballja për djemtë e Sarrit nuk ishte e lehtë, paçka se golat u shënuan në fund. Duhej kapiteni Immobile që të merrte për dore zonjën e tij, me golat në minutat 82 dhe 85. Hysaj qëndroi në stol. Me 10 pikë, Lazio kalon më tej.

Barcelona fitoi 2-1 kundër Portos në Spanjë për grupin H të Champions League. Tanimë katalanasit kalojnë në 1/8 e Champions League, teksa në ndeshjen e fundit Porto dhe Shakhtar përballen direkt mes tyre. Sfida në Spanjë u zhbllokua me golin e Pepe në minutën e 30-të, teksa portugezët kaluan të parët në avantazh. Duhej Cancelo me një gol të bukur në të 32 minutë për ekuilibrat. Në pjesën e dytë ishte Joao Felix me golin e tij që i dha tri pikë Barçës për kalimin në turin e 1/8 edhe pse një ndeshje nga fundi i grupeve.

Në "San Siro" Milani u mund 1-3 nga Dortmundi në grupin F të Champions League. Për raundin e pestë të ndeshjeve, kuqezinjtë tanimë e kanë "malore" për t'u kualifikuar pasi ndeshjen e fundit e luajnë kundër Newcastle në Angli. Sfida në Milano nisi me shpejtësi, ndërsa Giroud humbi 11 metërshin për vendasit. Vetëm katër minuta më vonë, Reus shënoi për Dortmundin nga penalltia. Në të 37 minutë Chukueze shënoi për 1-1.

Në pjesën e dytë ishte Gittens në minutën e 59 që kaloi në epërsi verdhezinjtë, teksa Adeyemi në minutën e 69 vendosi shifrat në 1-3. Me këtë sukses Dortmundi kalon më tej në 1/8 e Champions, duke mbajtur vendin e parë me 10 pikë. Milani me pesë pikë është në vendin e fundit, aq sa ka edhe Newcastle.

Champions Leagu - raundi 5:

Grupi E

18:00 Lazio 2-0 Celtic (Immobile 82', 85')

21:00 Feyennord 1-3 Atletico Madrid (Uieffer 77' / Geertruida 14' (og), Hermoso 57', Gimenez 81' (og))

Grupi F

21:00 Milan 1-3 Dortmund (Chukueze 37' / Reus 10', Gittens 59', Adeyemi 69')

21:00 PSG 1-1 Newcastle (Mbappe 90+8' / Isak 24')

Grupi G

21:00 Manchester City 3-2 Leipzig (Haaland 55', Foden 70', Alvarez 87' / Openda 13', 33')

21:00 Young Boys 2-0 Crvena Zvezda (Nedeljkovic 8' (og), Blum 29')

Grupi H

18:45 Shakhtar 1-0 Antwerp (Matviyenko 12')

21:00 Barcelona 2-1 Porto (Cancelo 32', Joao Felix 57' / Pepe 30')

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:06
VIDEO/ Barcelona përmbys 2-1 Porton, katalanasit kalojnë në 1/8 e Champions League

Barcelona fitoi 2-1 kundër Portos në Spanjë për grupin H të Champions League. Tanimë katalanasit kalojnë në 1/8 e Champions League, teksa në ndeshjen e fundit Porto dhe Shakhtar përballen direkt mes tyre. Sfida në Spanjë u zhbllokua me golin e Pepe në minutën e 30-të, teksa portugezët kaluan të parët në avantazh. Duhej Cancelo me një gol të bukur në të 32 minutë për ekuilibrat. Në pjesën e dytë ishte Joao Felix me golin e tij që i dha tri pikë Barçës për kalimin në turin e 1/8 edhe pse një ndeshje nga fundi i grupeve.

 

 

 

Ora 23:03
VIDEO/ Milani e bën dramë në 'San Siro', Dortmund e mposht 1-3 dhe kalon më tej! Kuqezinjtë finale kundër Newcastle


Në "San Siro" Milani u mund 1-3 nga Dortmundi në grupin F të Champions League. Për raundin e pestë të ndeshjeve, kuqezinjtë tanimë e kanë "malore" për t'u kualifikuar pasi ndeshjen e fundit e luajnë kundër Newcastle në Angli. Sfida në Milano nisi me shpejtësi, ndërsa Giroud humbi 11 metërshin për vendasit. Vetëm katër minuta më vonë, Reus shënoi për Dortmundin nga penalltia. Në të 37 minutë Chukueze shënoi për 1-1.

Në pjesën e dytë ishte Gittens në minutën e 59 që kaloi në epërsi verdhezinjtë, teksa Adeyemi në minutën e 69 vendosi shifrat në 1-3. Me këtë sukses Dortmundi kalon më tej në 1/8 e Champions, duke mbajtur vendin e parë me 10 pikë. Milani me pesë pikë është në vendin e fundit, aq sa ka edhe Newcastle.

 

 

 

 

Ora 21:47
VIDEO/ Flakë dhe dhunë në Paris, tifozët e PSG-së sulmojnë ata të Newcastle


PSG dhe Newcastle po luajnë në "Parkun e Princave" për grupet e Champions League. Përpara sfidës që nisi në orën 21:00, një zonë e Parisit pranë stadiumit është përfshirë nga kaosi. Tifozët e PSG-së kanë sulmuar ata miq në një lokal, me karriget që fluturonin. Nuk munguan as flakadanët, teksa për fat nuk ka të lënduar rëndë.

 

 

Ora 21:01
VIDEO/ Një gol në Gjermani, Shakhtari mund 0-1 Antwerpin! Arbnor Muja merr karton të kuq

Në stadiumin e Hamburgut, Shakhtar Donetsk fitoi 1-0 kundër Antwerpit. Në fushë për belgët ishte edhe Arbnor Muja, sulmuesi anësor i Kombëtares që u ndëshkua me kartonin e kuq. Sfida nisi menjëherë me gol, pasi ishte Matviyenko që pas vetëm 12 minutave lojë kaloi në epërsi ukrainasit, me golin që në fund rezultoi me vlerën e tri pikëve. Muja u ndëshkua me dy kartona të verdhë, në minutat 90+4 dhe 90+7 për të dalë jashtë. Shakhtar me nëntë pikë mban vendin e tretë, duke qenë në garë me Barcelonën dhe Porton për të kaluar grupin. Nga ana tjetër Antwerp i ka dhënë lamtumirën eventit pasi ka vetëm zero pikë dhe një ndeshje për të luajtur.

 

Ora 21:00
Immobile në fundin e lojës, Lazio fiton 2-0 me Celtic dhe prek kualifikimin (VIDEO)

Në stadiumin "Olimpik" të Romës, Lazio fitoi 2-0 kundër Celtic për grupin E të Ligës së Kampioneve. Përballja për djemtë e Sarrit nuk ishte e lehtë, paçka se golat u shënuan në fund. Duhej kapiteni Immobile që të merrte për dore zonjën e tij, me golat në minutat 82 dhe 85. Hysaj qëndroi në stol. Me 10 pikë, Lazio është një hap pranë kalimit të grupit, ndërsa Celtic me një pikë nuk ka shanse për të kaluar më tej.

 

 

S.DH/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Amnistia do votohet në Kuvend, a duhen falur protestuesit e opozitës?



×

Lajmi i fundit

A do i japë PDIU votat pro amnistisë penale? Doda: Varet kush përfiton, Kuvendi nuk është për luftë

A do i japë PDIU votat pro amnistisë penale? Doda: Varet kush përfiton, Kuvendi nuk është për luftë