Argjentina është skuadra e shtatë që siguron një biletë për në finalet e Botërorit 2026 që do zhvillohet në Amerikën e Veriut. Kampionët në fuqi të botës 'shkërmoqën' 4-1 rivalët e përjetshëm të Brazilit, në një ndeshje që mund të quhet edhe Klasikja e botës.
Në stadiumin "Monumental" të Buenos Aires, Argjentina u fut me dëshirën për të 'poshtëruar' rivalin dhe goli i parë nuk vonoi shumë. Pas vetëm katër minutave lojë ishte Julian Alvarez që zhbllokoi shifrat, para se Enzo Fernandez dhe Mac Allister të shënonin edhe dy herë të tjera në fraksionin e parë.
I futur nga stoli, Giovanni Simeone gjeti golin e katërt për vendasit. Ndërkohë për miqtë Cunha shkurtoi momentalisht në pjesën e parë. Kështu, kjo bëhet ndeshja e pestë radhazi që Brazili nuk mposht dot Argjentinën, paçka se Lionel Messi e ndoqi këtë sfidë nga ekrani për shkak të një dëmtimi. Brazili asnjëherë në kualifikueset e një Kupe Bote nuk kishte pësuar katër gola dhe diçka e tillë "djeg" kur vjen nga rivali më i madh.
Vlen të përmendet se bashkë me Argjentinën deri në këto çaste të kualifikuara zyrtarisht për në Kupën e Botës janë shtatë skuadra. Tre vendet organizatore që janë Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja, si edhe Irani, Japonia dhe Zelanda e Re.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
36.7%
-
Jo
54.2%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 657
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shifër rekord, FIFA 'lan në ar' FSHF-në nëse Kombëtarja kuqezi kualifikohet në Kupën e Botës 2026
17 Dhjetor, 12:47
-
Luka Modric: I befasuar nga personaliteti i Allegrit, Kupa e Botës pa Italinë do ishte një tragjedi
12 Dhjetor, 11:57
-
'Shqipëria njësoj si Italia', Sylvinho: Ëndrra jonë është Kupa e Botës, ju tregoj dy talentet e Kombëtares kuqezi
10 Dhjetor, 12:53
-
Ndeshje 'me katër pjesë', FIFA prezanton ndryshimet e mëdha për Kupën e Botës 2026
10 Dhjetor, 09:59
-
Kupa e Botës 2026/ Nëse kualifikohet, Shqipëria luan në Meksikë në orën 04:00 të mëngjesit! Kundër Japonisë në orën 01:00 në Dallas
7 Dhjetor, 11:43
-
Shanset e Shqipërisë dhe Kosovës për në Botërorin 2026, Sejatllari në Report Tv: Short bujar për Kombëtaren, 'Dardanët' mund të fitojnë grupin
6 Dhjetor, 12:48
-
Shorti i Kupës së Botës 2026/ Armand Duka: Rruga e Shqipërisë drejt finaleve është e vështirë
6 Dhjetor, 11:14
-
16 stadiumet ku do zhvillohet Kupa e Botës 2026, 11 ndodhen në SHBA
6 Dhjetor, 10:15
-
Datat e Kupës së Botës 2026/ Çdo ndeshje e fazës së grupeve dhe ndarja e stadiumeve! Shqipëria mund të ndeshet në Meksikë
6 Dhjetor, 09:38
-
Njësoj si në vitin 2010, ja cila do të jetë ndeshja hapëse e Botërorit 2026
5 Dhjetor, 22:04
-
Katër skuadrat debutuese në Kupën e Botës 2026
5 Dhjetor, 15:54
-
Legjendat e sportit amerikan që do vendosin grupet e Botërorit, asnjë futbollist
5 Dhjetor, 14:11