GOLAT/ Arsenali fiton pas dy humbjeve, mund 5-0 Crystal Palace në Premier League

GOLAT/ Arsenali fiton pas dy humbjeve, mund 5-0 Crystal Palace në Premier League

Arsenali feston suksesin

Premier League e futbollit në Angli vijon me javën e 21-të. Në Londër, Arsenali mposhti 5-0 Crystal Palace dhe pas dy humbjeve rikthehet te suksesi i plotë dhe me pesë gola.

Në "Emirates", të besuarit e Artetas nuk i diskutuan tri pikët në derbi dhe shënuan dy herë në pjesën e parë. Pas një këndoreje, Gabriel u tregua më i saktë dhe shënoi me kokë në të 11 minutë. Henderson në të 37' shënoi në portën e tij për 2-0.

Fraksioni i dytë sërish ishte nën diktatin e "Topçinjve". Trossard dhe Martinelli (dopietë 90+4', 90+5') i dërguan shifrat në 5-0. Me 43 pikë Arsenali mban vendin e tretë, teksa Crystal Palace me 21 pikë renditet në pozitën e 14-të.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përdorimi i monedhës europiane në vend të Lekut, ekonomisti Malaj: Deeurozim në këto përmasa s’do jetë i sukesshëm! Preçi: BSH ka dështuar me misionin e saj

Përdorimi i monedhës europiane në vend të Lekut, ekonomisti Malaj: Deeurozim në këto përmasa s’do jetë i sukesshëm! Preçi: BSH ka dështuar me misionin e saj