Premier League në Angli zhvilloi të mërkurën katër ndeshjet e radhës për raundin e 21-të. Fitore me përmbysje 2-1 e Arsenal kundër Tottenham, me Spurs që shohin një sezon të dështuar. Te tri pikët dolën edhe Aston Villa, Crystal Palace dhe Newcastle.
Në "Emirates" Arsenali siguroi tri pikë edhe pse jo të lehta duke mposhtur 2-1 Tottenhamin në derbin e Londrës. Ishin Spurs që gjetën golin e avantazhit me Heung Min Son pas 25 minutave lojë, para se autogoli i Solanke dhe Trossard të përmbysnin gjithçka. Me këto tri pikë Arsenali mban vendin e dytë (43 pikë), katër më pak se kryesuesit e Liverpool që kanë edhe një ndeshje më pak. Ndërkohë Spurs ka gjashtë ndeshje pa fitore dhe me 24 pikë mban vendin e 13-të.
Ndërkohë në "Goddison" vendasit e Everton u mposhtën 0-1 nga Aston Villa me golin e Watkins në minutën e 51. Crystal Palace siguroi tri pikë në udhëtim kundër Leicester, ndërsa Newcastle "kafshoi" Wolves me dopietën e Isak dhe golin e Gordon.
Premier League mbyll raundin e 21-të këtë të enjte me dy duele. Në 20:30 Ipswich luan kundër Brighton dhe në orën 21:00 Manchester United pret Southampton.
Premier League, raundi 21:
E mërkurë, 15 janar 2025
Everton 0-1 Aston Villa
Leicester 0-2 Crystal Palace
Newcastle 3-0 Wolves
Arsenal 2-1 Tottenham
Renditja: