GOLAT/ Juventusi mund 1-0 Romën dhe ndjek Interin në krye të Serie A! Milani mposht 1-0 Sassuolon, Atalanta fiton ndaj Leçes

Serie A e futbollit mbylli sot raundin e 18-të. Kjo e shtunë në futbollin italian filloi në orën 12:30, aty ku në Bergamo skuadra e Atalantës fitoi 1-0 me Leçen në derbin e shqiptarëve. Në 18:00 Milani fitoi 1-0 me Sassuolon, teksa në 20:45 Juventusi mposhti 1-0 Romën dhe ndjek Interin kryesues që ka vetëm dy pikë më shumë. Tri pikë edhe për Udinesen dhe Salernitanën.

Në "Geuiss Stadium" në Bergamo, Atalanta vendase fitoi 1-0 me Leçen. Për javën e 18-të në Serie A, në fushë kishte derbi shqiptarësh. Për vendasit në fushë titullar ishte Berat Gjimshiti, teksa te miqtë nga Puglia luajti sfidën e plotë edhe Ylber Ramadani, që u ndëshkua me karton të verdhë. Dueli në fushë prodhoi shumë raste, teksa rrjeta u prek në minutën e 58-të nga Lookman, me goditjen nga jashtë zonës që u ndal në fundin e portës. Me këtë sukses Atalanta ngjitet në pozitën e gjashtë me 29 pikë. Leçe me 20 pikë qëndron në vendin e 13-të.

Milani fitoi 1-0 me Sassuolon në "San Siro". Të besuarit e Piolit nuk zhgënjyen para tifozëve të tyre dhe për javën e 18-të dhe të fundit në Serie A për 2023 siguruan tri pikë me vlerë. Pjesa e parë e ndeshjes nuk mundi të zhbllokohej, paçka se kuqezinjtë patën një mundësi të mirë. Në fraksionin e parë të lojës, Sassuolo rrezikoi me Nedim Bajramin, me fantazistin e Kombëtares që provoi nga jashtë zonës, por pa sukses. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Pulisic në minutën e 59-të të ndeshjes. Një pasim i Bennacer bëri që amerikani mos falte përballë Consiglit. Me 36 pikë, Milani e mbyll këtë vit në vendin e tretë, teksa Sassuolo me 16 pikë është larg pritshmërive, duke mbajtur pozitën e 16-të.

Në Torino, një gol i dha tri pikët Juventusit kundër Romës për javën e 18-të në Serie A. "Zonja e Vjetër" fitoi 1-0 me Romën e Mourinhos në një ndeshje me shumë raste në të dyja portat. Miqtë nuk mundën t'i shënonin bardhezinjtë paçka se në sulm nga minuta e parë ishte dyshja Dybala - Lukaku. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me Ndickan që largoi një top mbi vijën e portës së Romës. Vetëm pak sekonda nga fraksioni i dytë iu deshën Juves që të shënonte me Rabiot. Në një aksion me pasime, Vlahovic pasoi bukur me thembër dhe francezi nuk gaboi përballë Patricio. Goli i dha sigurinë Juves që më pas kontrolloi lojën dhe shënoi edhe me Chiesan, gol që u anullua për pozicion jashtë loje. Me këtë fitore, Juvja ngjitet në kuotën e 43 pikëve në Serie A, duke mbajtur vendin e dytë me dy pikë më pak se Interi kryesues. Roma me 28 pikë mban vendin e shtatë.

Serie A - java 18-të, e shtunë:

12:30

Atalanta 1-0 Leçe (Lookman 58')

15:00

Cagliari 0-0 Empoli

Udinese 3-0 Bologna (Pereyra 23', Luca 48', Payero 52')

18:00

Milan 1-0 Sassuolo (Pulisic 59')

Verona 0-1 Salernitana (Tchaouna 48')

20:45

Juventus 1-0 Roma (Rabiot 47')

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
Këmba-këmbës Interit, Juventusi fiton 1-0 me Romën! Vendos Rabiot (VIDEO)

Në Torino, një gol i dha tri pikët Juventusit kundër Romës për javën e 18-të në Serie A. "Zonja e Vjetër" fitoi 1-0 me Romën e Mourinhos në një ndeshje me shumë raste në të dyja portat. Miqtë nuk mundën t'i shënonin bardhezinjtë paçka se në sulm nga minuta e parë ishte dyshja Dybala - Lukaku. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me Ndickan që largoi një top mbi vijën e portës së Romës. Vetëm pak sekonda nga fraksioni i dytë iu deshën Juves që të shënonte me Rabiot. Në një aksion me pasime, Vlahovic pasoi bukur me thembër dhe francezi nuk gaboi përballë Patricio. Goli i dha sigurinë Juves që më pas kontrolloi lojën dhe shënoi edhe me Chiesan, gol që u anullua për pozicion jashtë loje. Me këtë fitore, Juvja ngjitet në kuotën e 43 pikëve në Serie A, duke mbajtur vendin e dytë me dy pikë më pak se Interi kryesues. Roma me 28 pikë mban vendin e shtatë.

Ora 19:55
VIDEO/ Milani i falet Pulisic, mposht 1-0 Sassuolon dhe e mbyll vitin në pozitën e tretë

Milani fitoi 1-0 me Sassuolon në "San Siro". Të besuarit e Piolit nuk zhgënjyen para tifozëve të tyre dhe për javën e 18-të dhe të fundit në Serie A për 2023 siguruan tri pikë me vlerë. Pjesa e parë e ndeshjes nuk mundi të zhbllokohej, paçka se kuqezinjtë patën një mundësi të mirë. Në fraksionin e parë të lojës, Sassuolo rrezikoi me Nedim Bajramin, me fantazistin e Kombëtares që provoi nga jashtë zonës, por pa sukses. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Pulisic në minutën e 59-të të ndeshjes. Një pasim i Bennacer bëri që amerikani mos falte përballë Consiglit. Me 36 pikë, Milani e mbyll këtë vit në vendin e tretë, teksa Sassuolo me 16 pikë është larg pritshmërive, duke mbajtur pozitën e 16-të.

Ora 16:23
VIDEO/ Gjimshiti fiton derbin me Ramadanin, Atalanta mund 1-0 Leçen

Në "Geuiss Stadium" në Bergamo, Atalanta vendase fitoi 1-0 me Leçen. Për javën e 18-të në Serie A, në fushë kishte derbi shqiptarësh. Për vendasit në fushë titullar ishte Berat Gjimshiti, teksa te miqtë nga Puglia luajti sfidën e plotë edhe Ylber Ramadani, që u ndëshkua me karton të verdhë. Dueli në fushë prodhoi shumë raste, teksa rrjeta u prek në minutën e 58-të nga Lookman, me goditjen nga jashtë zonës që u ndal në fundin e portës. Me këtë sukses Atalanta ngjitet në pozitën e gjashtë me 29 pikë. Leçe me 20 pikë qëndron në vendin e 13-të.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës