GOLAT/ Barcelona i falet Albës, Real Madrid humbet dhe i dorëzon titullin katalanasve! Elche rrëzohet nga kategoria

Kartoni i kuq i Carvajal

La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e 33-të. Në "Camp Nou", Barcelona fitoi 1-0 me Osasunën dhe nisur nga humbja 0-2 e Realit të Madridit në transfertë me Real Sociedad, katalanasit janë me një dorë te titulli kampion për këtë sezon, duke dërguar diferencën me "Galaktikët" në 14 pikë. Në ekstremin tjetër të renditjes, pas humbjes 2-1 me Almerian, Elche matematikisht sezonin e ri do luajë në La Liga 2.

Në "Camp Nou" Barcelona vendase iu fal golit të Jordi Albas për të marrë tri pikët në shtëpi, duke mundur Osasunën. Dueli nisi malore për miqtë, që u ndëshkuan me karton të kuq në javën e 33-të. Në minutën e 26-të Herrando la të tijtë me një lojtar më pak, duke i hapur rrugën e suksesit katalanasve. Do duhej minuta e 85 e ndeshjes që pas asistit të de Jong, Alba të dërgonte topin në rrjetë. Me 82 pikë, Barcelona mban kreun e La Ligas duke qenë 14 pikë më shumë se Real Madridi ndjekës.

Në stadiumin "San Sebastian", Real Sociedadi vendas fitoi 2-0 me Real Madridin për javën e 33-të në La Liga. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, teksa ishte Kubo që në të 47 minutë dërgoi shifrat në 1-0. Kur pritej reagimi i "Galaktikëve", ishte Carvajal që në të 61 minutë la të tijtë me një lojtar më pak. Barrenetxea në minutën e 85-të shënoi edhe golin e dytë, duke siguruar tri pikë për të tijtë. Tanimë Real Sociedad me 61 pikë shkon në vendin e katërt, teksa madrilenët me 68 pikë janë të dytët, 14 pikë pas Barcelonës kryesuese.

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:11
Dy gola dhe karton i kuq, Sociedad trondit Real Madridin (GOLAT)

Në stadiumin "San Sebastian", Real Sociedadi vendas fitoi 2-0 me Real Madridin për javën e 33-të në La Liga. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, teksa ishte Kubo që në të 47 minutë dërgoi shifrat në 1-0. Kur pritej reagimi i "Galaktikëve", ishte Carvajal që në të 61 minutë la të tijtë me një lojtar më pak. Barrenetxea në minutën e 85-të shënoi edhe golin e dytë, duke siguruar tri pikë për të tijtë. Tanimë Real Sociedad me 61 pikë shkon në vendin e katërt, teksa madrilenët me 68 pikë janë të dytët, 14 pikë pas Barcelonës kryesuese.

Ora 10:10
VIDEO/ Një gol për titullin, Barcelona prek trofeun në 'Camp Nou'

Në "Camp Nou" Barcelona vendase iu fal golit të Jordi Albas për të marrë tri pikët në shtëpi, duke mundur Osasunën. Dueli nisi malore për miqtë, që u ndëshkuan me karton të kuq në javën e 33-të. Në minutën e 26-të Herrando la të tijtë me një lojtar më pak, duke i hapur rrugën e suksesit katalanasve. Do duhej minuta e 85 e ndeshjes që pas asistit të de Jong, Alba të dërgonte topin në rrjetë. Me 82 pikë, Barcelona mban kreun e La Ligas duke qenë 14 pikë më shumë se Real Madridi ndjekës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?

×

Lajmi i fundit

Nis sot zbatimi i Amnistisë Penale, 3800 përfitues! Lirohen 700 të burgosur, ulje dënimi për 400 të tjerë