SPANJË - Barcelona rikthehet me fitore në stadiumin e rinovuar “Camp Nou”, duke mposhtur lehtësisht Athletic Bilbaon me rezultatin 4-0. Skuadra katalanase dominoi në të gjitha aspektet e ndeshjes që nga minuta e parë.

Robert Lewandowski zhbllokoi shifrat me një supergol pas vetëm katër minutash lojë, duke kaluar Barcelonën në avantazh. Më pas, në fund të pjesës së parë (45+3’), Ferran Torres dyfishoi shifrat pas një kundërsulm të shpejtë dhe asistimit të shkëlqyer të Lamine Yamal.

Në fillim të pjesës së dytë, Fermin Lopez shënoi golin e tretë (48’), ndërsa Athletic Bilbao mbeti me 10 lojtarë pas përjashtimit me karton të kuq të Sancet. Në minutat shtesë, sërish dyshja Torres - Yamal ‘vulosën’ fitoren me golin e katërt (90+2’).

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ngjitet në krye të La Ligës me 31 pikë, aq sa ka edhe Real Madrid me një ndeshje për të luajtur. Athletic Bilbao mban vendin e tetë me 17 pikë.

Kjo ishte ndeshja e parë e Barçës pas 909 ditësh në stadiumin ‘Camp Nou’, me impiantin që ka marrë një tjetër pamje, por ende nuk ka përfunduar në 100 përqind.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?