GOLAT/ Barcelona 'likuidon' me dy gola Osasunën, finalja e Superkupës kundër Realit! 'El Clasico' në Arabinë Saudite

ARABIA SAUDITE - Superkupa e Spanjës zhvilloi gjysmëfinalen e dytë, aty u në Riad skuadra e Barcelonës fitoi 2-0 kundër Osasunës, për të gjetur në finalen e këtij eventi Real Madridin, teksa El Clasico do luhet në Arabinë Saudite.

Dueli në "KSU Stadium" u ndoq nga 23932 tifozë, me Barçën që nuk e pati të lehtë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura. Në 45 minutat e dyta katalanasit treguan potencialin e tyre. Si fillim ishte Lewandowski që në të 59' zhbllokoi sfidën pas asistit të Gundogan. Në fund, Yamal shënoi golin e dytë në minutën 90+3, kjo pas një asisti të bukur të Joao Felix.

Kështu, të dielën në orën 20:00 në Riad do jenë Real Madridi dhe Barcelona që do diskutojnë trofeun e parë të vitit, me El Clasicon që merr jetë në Arabinë Saudite.

S.DH/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur