Kupa e Mbretit në Spanjë zhvilloi ndeshjet e fazës së 1/8, me katër ekipet e radhës që morën një biletë për në fazën çerekfinale. Barcelona dhe Atletico Madrid kanë kaluar më tej me goleada.
Në "Lluis Companys" vendasit e Barcelonës fituan 5-1 kundër Real Betis. Gavi, Kounde, Raphinha, Ferran Torres dhe Lamine Yamal gjetën golat në këtë sfidë për katalanasit, ndërsa Vitor Roque shënoi për miqtë.
Më tej edhe Atletico Madrid, që mposhti në udhëtim 0-4 Elchen. Sorloth me dopietë, Riquelme dhe Alvarez shënuan për ekipin e Diego Simeones. Ndërkohë që një biletë për në çerekfinale e siguruan edhe Leganes e Getafe.