Bundesliga gjermane e futbollit vijon me raundin e 18-të. Këtë të shtunë Bayern Munich fitoi në shtëpi dhe vijon të jetë në krye të renditjes. Te tri pikët dolën edhe St. Pauli, Hoffenheim, Stuttgart dhe Bayer Leverkusen.
Në "Allianz Arena" Bayern Munich siguroi fitoren e katërt radhazi duke mposhtur 3-2 Uolfsburgun. Ishte Goretzka që kaloi vendasit në avantazh pas 20 minutave lojë, para se Amoura të vendoste ekuilibrat. Bayern do merrte sërish epërsinë me golin e Olise në minutën e 39-të. Fraksioni i dytë nisi me dopietën e Goretzka që duket se dërgoi në "kasafortë" tri pikët e djemve të Kompany. Goli i dytë nga Amoura në fund (88') shërbeu sa për statistika.
Në "BayArena" Bayer Leverkusen fitoi 3-1 kundër MGladbach. Uirtz me dopietë dhe Schick ishin autorët e golave. Granit Xhaka asistoi për golin e parë, ndërsa për miqtë shkurtoi Kleindienst. Ky raund vijon të diel me dy ndeshje.
VIDEO/ Bayern Munich 'pa frena', fiton 3-2 ndaj Uolfsburg dhe qëndron në krye
Në "Allianz Arena" Bayern Munich siguroi fitoren e katërt radhazi duke mposhtur 3-2 Uolfsburgun. Ishte Goretzka që kaloi vendasit në avantazh pas 20 minutave lojë, para se Amoura të vendoste ekuilibrat. Bayern do merrte sërish epërsinë me golin e Olise në minutën e 39-të. Fraksioni i dytë nisi me dopietën e Goretzka që duket se dërgoi në "kasafortë" tri pikët e djemve të Kompany. Goli i dytë nga Amoura në fund (88') shërbeu sa për statistika. Me 45 pikë Bayern Munich gjendet në krye të renditjes, ndërsa Uolfsburg mban pozitën e shtatë me 27 pikë.