Bayern Munich po bën një sezon fantastik. Pasi zyrtarizuan titullin e 35-të kampion në Bundesligë gjatë gjithë historisë, ekipi i Vincent Kompany ia ka dalë të marrë një biletë për në finalen e Kupës së Gjermanisë.
Mbrëmjen e të mërkurës bavarezët fituan 0-2 kundër Bayer Leverkusen me golat e Harry Kane në minutën e 22-të dhe Luis Diaz në shtesën e tretë të ndeshjes. Tani Bayern Munich pret kundërshtarin e finales, i cili do të jetë fituesi i çiftit Stuttgart - Freiburg.
Bayern Munich ka gjitha mundësitë që këtë sezon të sigurojë tripletën, ndërsa garën më të fortë do ta ketë në Champions League, aty ku në gjysmëfinale do të përballet kundër PSG-së.
Komente








