GOLAT/ Bremen dhe Leipzig ndajnë pikët në Bundesligë, Dortmundi ngec në shtëpi

Werder Bremen 1-1 RB Leipzig

Bundesliga gjermane e futbollit nisi këtë të martë me ndeshjet e javës së 16-të. Në orën 18:30 Bremen dhe Leipzig barazuan 1-1, teksa në 20:30 Dortmundi barazoi 1-1 me Mainz dhe Hoffenheim 3-3 me Darmstadt. Nesër luhen gjashtë duelet e tjera.

Në "Ueserstadion" të Bremenit, Uerderi dhe RB Leipzig barazuan 1-1 për raundin e 16-të në Bundesligë. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa miqve iu anullua goli në minutën e 41, me Poulsen që ishte në pozicion jashtë loje. Dueli u zhbllokua në minutën e 47-të nga Openda për Leipzig, teksa u barazua nga Njinmah në të 75 minutë. Leipzig me 33 pikë mban vendin e tretë, dy pikë më pak se Bayern Munich. Bremen me 16 pikë pozicionohet në vendin e 13-të.

Dortmundi dhe Mainz barazuan 1-1 në "Iduna Park". Për raundin e 16-të në Bundesligë, verdhezinjtë ndalen në shtëpi dhe largohen më shumë nga kryesuesit. Dortmund kaloi në epërsi në minutën e 29-të me Brandt nga një goditje dënimi dhe më pas u barazuan nga van den Berg në fundin e pjesës së parë. Pas javës së 16-të, Dortmund mban vendin e pestë me 27 pikë, teksa Mainz me dhjetë pikë pozitën e 15-të.

Bundesliga, raundi 16-të:

Uerder Bremen 1-1 RB Leipzig

Dortmund 1-1 Mainz

Hoffenheim 3-3 Darmstadt

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Dortmund pa fuqi në shtëpi, Mainz e ndal 1-1 dhe i vështirëson zonën 'Champions' (VIDEO)

Dortmundi dhe Mainz barazuan 1-1 në "Iduna Park". Për raundin e 16-të në Bundesligë, verdhezinjtë ndalen në shtëpi dhe largohen më shumë nga kryesuesit. Dortmund kaloi në epërsi në minutën e 29-të me Brandt nga një goditje dënimi dhe më pas u barazuan nga van den Berg në fundin e pjesës së parë. Pas javës së 16-të, Dortmund mban vendin e pestë me 27 pikë, teksa Mainz me dhjetë pikë pozitën e 15-të.

Ora 20:55
VIDEO/ Bremen ndal 1-1 Leipzigun, 'Demat' dy pikë larg Bayern Munich

Në "Ueserstadion" të Bremenit, Uerderi dhe RB Leipzig barazuan 1-1 për raundin e 16-të në Bundesligë. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa miqve iu anullua goli në minutën e 41, me Poulsen që ishte në pozicion jashtë loje. Dueli u zhbllokua në minutën e 47-të nga Openda për Leipzig, teksa u barazua nga Njinmah në të 75 minutë. Leipzig me 33 pikë mban vendin e tretë, dy pikë më pak se Bayern Munich. Bremen me 16 pikë pozicionohet në vendin e 13-të.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?

×

Lajmi i fundit

Volejboll meshkuj/ Partizani 'kap' Tiranën në derbi, kampioni i sezonit vendoset në ndeshjen e pestë