GOLAT/ Chelsea në rënie të lirë, Tottenham fiton derbin e Londrës

GOLAT/ Chelsea në rënie të lirë, Tottenham fiton derbin e Londrës

Festa pas golit të parë

Premier League e futbollit në Angli është në javën e 25-të. Tottenham triumfoi 2-0 me Chelsea në Londër, duke ftuar kështu derbin e kryeqytetit anglez. Blutë e Potter pësojnë humbjen e dytë radhazi, teksa kanë pesë ndeshje pa fitore duke qenë në rënie të lirë. Pas kësaj disfate trajneri i Chelsea rrezikon seriozisht shkarkimin.

Pa Antonio Conten në stol, Tottenham e nisi ndeshjen më mirë. Pjesa e parë nuk prodhoi gola, me lojën që u bë e fortë çka solli edhe tre kartona të verdhë. Goli i parë i takimit u shënua nga Skipp në minutën e 46, fill pas nisjes së pjesës së dytë.

Futbollisti i Spursave lëshoi një "predhë" nga jashtë zone, me sferën që nuk u kontrollua dot nga Kepa. Pas golit të pësuar, Chelsea nuk e pati forcën e reagimit, edhe pas ndryshimeve të shumta që u futën nga stoli. Minuta e 82 i vuri "vulën" tri pikëve të Spurs dhe për këtë mendoi kapiteni Kane që shënoi pas asistit të Dier.

Me këtë fitore Tottenham me 45 pikë mban vendin e katërt, teksa Chelsea mbetet në vendin e 10-të, 10 pikë larg zonës evropiane.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:05
Graham Potter 'mbush kupën', trajneri i Chelsea pranë shkarkimit: Marr përgjegjësi të plotë

Tottenham triumfoi 2-0 me Chelsea në Londër, duke fituar kështu derbin e kryeqytetit anglez për javën e 25-të në Premier League. Blutë kanë pesë ndeshje pa fitore, me trajnerin Graham Potter që pas disfatës së sotme duket se ka "mbushur kupën" dhe është pranë shkarkimit. Pas ndeshjes trajneri i Chelsea ka pranuar gabimet, duke thënë se merr përgjegjësi të plotë.

“Unë e di përgjegjësinë. Nuk është mjaft e mirë për këtë klub. Unë marr përgjegjësinë e plotë për këto rezultate. Nuk është mjaft e mirë për Chelsean. E njoh personalitetin dhe cilësinë në ekip. Një periudhë e vështirë kohore. Besimi nuk është shumë i lartë. Presioni është i njëjtë në çdo punë, kudo. Nëse rezultatet nuk janë mjaftueshëm të mira, të cilat nuk janë, nuk mund të mbështeteni përgjithmonë te njerëzit e njëjtë. Detyra ime është të vazhdoj përpara", tha Potter.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Dorëzimi politik përballë një vendimi juridik

Alban Daci: Dorëzimi politik përballë një vendimi juridik