La Liga e futbollit në Spanjë vijoi këtë të shtunë me javën e tetë. Në Katalonjë, Girona humbi 0-3 me Real Madridin, duke ndërruar pozicionet me "Galaktikët". Tanimë madrilenët e Ancelottit janë në krye të renditjes, teksa surpriza Gironë në vendin e tretë.
Reali nuk e diskutoi fitoren, duke shënuar dy gola në pjesën e parë. Joselu në të 17 minutë shënoi pas asistit të Bellingham, ndërsa Tchouameni në të 21 minutë gjeti rrjetën. Me pjesën e parë që u mbyll kështu, radha ishte për Bellingham që të gjente golin e tretë në të 71 minutë. Këtë herë ishte Joselu që i ktheu asistin britanikut. Në fund kishte vend edhe për kartonin e kuq të Nacho Fernandez te Real.
Me tetë ndeshje të luajtura, Real Madridi është në krye të renditjes me 21 pikë, një më shumë se Barcelona dhe dy më shumë se Girona.
Në përballjet e tjera të ditës, Getafe dhe Villarreal barazuan 0-0, ndërsa Rayo Vallecano dhe Mallorca u ndanë 2-2. Te miqtë një nga golat e shënoi Vedat Muriqi.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.3%
-
Jo
34.8%
-
Nuk kam mendim
10.9%
Vota total: 4727
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vinicius 'show' dhe fenomeni Valverde, Reali fiton me përmbysje derbin e Madridit! Inter gabon 3 javë me rradhë, afrohet Milan (VIDEO)
23 Mars, 09:50
-
Champions League/ Mësohen katër ndeshjet çerekfinale, datat dhe oraret e sfidave
19 Mars, 10:28
-
Champions League/ Mbyllet faza e 1/8-ave, mësohen katër ndeshjet çerekfinale! Më tej Barça, Bayern, Liverpool dhe Atl. Madrid
18 Mars, 22:54
-
Champions League/ S’ka mrekulli në Angli, eliminohen Man. City dhe Chelsea! Në çerekfinale kalojnë Real Madridi, Arsenali, PSG e Sportingu i Lisbonës
17 Mars, 22:52
-
Champions League/ Rikthehet Mbappe, Man. City kërkon sot përmbysjen kundër Real Madridit! Arsenali luan në shtëpi, PSG me 'një këmbë' në çerekfinale
17 Mars, 08:42
-
Joan Laporta rizgjidhet president i FC Barcelonës: Na presin vite emocionuese
16 Mars, 13:56
-
GOLAT/ Barcelona me 'pesë yje', fiton 5-2 kundër Sevillas dhe mban distancën nga Reali! Tre gola nga Raphinha
16 Mars, 09:43
-
GOLAT/ Arda Guler shënon nga 68 metra largësi, Real Madridi likuidon 4-1 Elchen në 'Bernabeu'
15 Mars, 09:28
-
Disfata 3-0 kundër Real Madridit, Pep Guardiola: Nuk luajtëm aq keq sa për të humbur kështu
12 Mars, 10:17
-
Champions League/ Real Madridi ‘shpërfytyron’ 3-0 Man. Cityn, tripletë nga Valverde! PSG likuidon me ‘shuplakë’ Chelsean, Bodo/Glimt një realitet! Arsenali frenohet në Leverkusen
11 Mars, 22:54
-
Champions League/ 'Melodia' e kampionëve vijon sot me Real Madrid - Man. City dhe PSG - Chelsea! Arsenali luan në Leverkusen, Sportingu në acarin e Bodos
11 Mars, 08:48
-
VIDEO/ Jose Gimenez i Atl. Madridit largon nga fusha pëllumbin e lënduar, merr duartrokitjet e 61 mijë tifozëve në stadium
8 Mars, 11:58