STAMBOLL, Turqi - Fenerbahce fitoi 5-2 kundër Feyenoord në sfidën e kthimit për turin e tretë kualifikues të Champions League. Tanimë skuadra e Mourinhos gjen në play-off ekipin e Benficas.
Ekipi i Mourinhos kishte humbur 2-1 në Holandë dhe ndeshjen në stadiumin e vet e nisi "malore", pasi pësoi gol në minutën e 41-të nga Uatanabe. Turqit "u zgjuan" dhe përmbysën ndeshjen me Brwun dhe Duran brenda pjesës së parë, duke bërë që ekipi të futej në dhomat e zhveshjes me besim.
Fraksioni i dytë pa Fenerbahcen më agresive duke gjetur golin e tretë me Fred. Në minutën e 83-të En Nesyri shënoi golin e katërt për të besuarit e Mourinhos, para se i përhershmi Uatanabe të shënonte sërish për holandezët.
Në shtesën e pestë të ndeshjes ishte Talisca që "vulosi" ndeshjen 5-2 me golin e tij. Në këtë mënyrë Fenerbahce eliminon Feyenoordin dhe gjen Benficën në play-off, me ndeshjet që luhen më 20 dhe 27 gusht.
Champions League, ndeshjet e kthimit të raundit të tretë kualifikues:
Qarabag 5-1 Shkëndija
FC Copenhagen 5-0 Malmo
Fenerbahce 5-2 Feyenoord
Pafos 2-0 Dinamo Kyiv
Plzen 2-1 Rangers
Club Brugge 3-2 Salzburg
Ferencvaros 3-0 Ludogorets
Slovan Bratislava 1-1 Kairat Almaty
Benfica 2-0 Nice
Crvena zvezda 1-1 Lech Poznan
Ndeshjet e raundit play-off:
Ferencvaros - Qarabag
Crvena zvezda - Pafos
Bodo/Glimt - Sturm Graz
Celtic - Kairat Almaty
Basel - FC Copenhagen
Fenerbahce - Benfica
Rangers - Club Brugge
GOLAT/ Fenerbahce 5-2 Feyenoord
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
11 Dhjetor, 07:30
Çfarë vlerësimi keni për drejtimin e SPAK nga Altin Dumani?
-
Anoj pozitiv
43.9%
-
Anoj negativ
29.9%
-
Të përzier
26.3%
Vota total: 757
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Del Piero analizon Juventusin: Në këtë skuadër nuk mund të luajë kushdo
12 Dhjetor, 14:48
-
Europa League/ Roma rigjen suksesin, fiton 0-3 kundër Celtic! Tri pikë për Bolognan dhe Porton, tre skuadra 'blindojnë' kreun
12 Dhjetor, 09:22
-
Conference League/ Drita 'fiket' në Prishtinë nga AZ Alkmaari, Shkëndija fiton 2-0 kundër Slovan Bratislavës! Shqiptarët ëndërrojnë fazën play-off
12 Dhjetor, 08:52
-
Jose Mourinho jep shfaqje pasi mposhti Napolin: McTominay më dha fanellën, për të ula në stol Pogbanë
11 Dhjetor, 14:01
-
A do shkarkohet Xabi Alonso? Real Madridi merr vendimin, trajneri: S'kam asgjë për të qortuar te vetja
11 Dhjetor, 13:21
-
VIDEO/ 15-vjeçari i vendos zjarrin stadiumit, shkrumbohet tribuna kryesore e impiantit historik në Finlandë
11 Dhjetor, 12:41
-
Luajti titullar për herë të parë, mediet italiane kritika për Edon Zhegrovën: Eksperiment i dështuar, Conceiçao i dobishëm për fitoren e Juves
11 Dhjetor, 12:08
-
Sot në fushë Drita dhe Shkëndija, njihuni me 18 ndeshjet e Conference League
11 Dhjetor, 11:00
-
Spalletti 'sms' drejtuesve: Juventusit i duhet një qendërmbrojtës, dua të ndryshoj skemën
11 Dhjetor, 09:48
-
Champions League/ Arsenali pa rivalë, kryeson me pikë të plota! Man. City përmbys Real Madridin dhe ‘shkarkon’ Alonson, tri pikë për Juven! Humbet Napoli, ndalet PSG
10 Dhjetor, 22:55
-
'Kam një foto me gjyshen dhe Maldinin'! Szoboszlai, tifozi i Milanit që dështoi dy herë të vishej kuqezi i shënoi Interit
10 Dhjetor, 15:29
-
Inter, ke një problem serioz! Kundër ekipeve të mëdha, bëhesh i vogël
10 Dhjetor, 13:40