Interi i Cristian Chivu siguroi fitoren e tretë këtë sezon në Serie A. Zikaltërit fituan 0-2 kundër Cagliarit në Sardegna, me Lautaro Martinez dhe Francesco Esposito që ishin autorët e golave.

Dueli i raundit të pestë nisi mirë për miqtë, që shënuan pas vetëm nëntë minutave lojë. Një pasim final nga Bastoni bëri që kapiteni Martinez të zhbllokonte sfidën dhe të bënte që të tijtë të ishin më të qetë në vijim.

Tetë minuta nga fundi, Chivu u qetësua në stol pasi të tijtë 'arkivuan' tri pikët me të riun Esposito. Një pasim nga Dimarco bëri që 20-vjeçari të shënonte golin e parë me fanellën zikaltër vetëm 18 minuta pasi u hodh në fushë.

Me këtë sukses, Interi ngjitet në kuotën e nëntë pikëve për vendin e pestë, ndërsa Cagliari me shtatë pikë mbetet në pozitën e dhjetë.

Në ndeshjet e tjera të së shtunës, Como barazoi 1-1 kundër Cremoneses, teksa po 1-1 përfundoi edhe Juventus - Atalanta.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?