Serie A e futbollit është në javën e 38-të ose të fundit. Në "Olimpikun" e Torinos, vendasit e Juric u mundën nga Interi falë një goli të bukur nga Brozovic. Në "Carlo Castellani", Lazio fitoi 0-2 në transfertë me Empolin. Në ndeshjen tjetër, Cremonese fitoi 2-0 me Salernitanën.

Në stadiumin "Olimpik", Torino u mund 0-1 nga Interi. Ndeshja ishte e luftuar dhe me grintë, duke pasur raste shënimi për të dyja skuadrat. Do duhej minuta e 37 që Brozovic të gjente golin me vlerën e tri pikëve për zikaltërit. Një asist e Lukakut bëri që kroati të shënonte nga distanca, duke i dhënë suksesin ekipit të Inzaghit. Megjithëse Torino në pjesën e dytë pati disa raste, Interi doli me tri pikë. Duket se zikaltërit janë në formë të mirë para finales së Champions League, e cila luhet në 10 qershor në Stamboll kundër Manchester City-t.

Në stadiumin "Carlo Castellani", Empoli  vendas u mund 0-2 nga Lazio. Për miqtë shënuan Romagnoli në të 48 minutë dhe Luis Alberto në 90+2. Me Champions League-n që ishte e siguruar, Lazio nuk dështoi në transfertë, duke mbyllur me tri pikë një sezon për t'u mbajtur mend. Lazio me 74 pikë e mbyll këtë sezon në vendin e dytë të Serie A.

Serie A - e diel:

18:30 Napoli - Sampdoria

21:00

Milan - Verona

Roma - Spezia

Atalanta - Monza

Lecce - Bologna

Udinese - Juventus

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:42
Lazio tregon forcën, 2 gola vendosin në 'Carlo Castellani' (VIDEO)

Në stadiumin "Carlo Castellani", Empoli  vendas u mund 0-2 nga Lazio. Për miqtë shënuan Romagnoli në të 48 minutë dhe Luis Alberto në 90+2. Me Champions League-n që ishte e siguruar, Lazio nuk dështoi në transfertë, duke mbyllur me tri pikë një sezon për t'u mbajtur mend. Lazio me 74 pikë e mbyll këtë sezon në vendin e dytë të Serie A.

Ora 09:41
VIDEO/ Prova gjenerale para finales Champions, Interit i mjafton një gol në transfertë