GOLAT/ Milan e Juventus 0-0 në një sfidë të shëmtuar, Atalanta fiton dhe merr kreun! Interi i jep 'shuplakë' Veronas
Serie A e futbollit në Itali nisi raundin e 13-të. Këtë të shtunë Interi fitoi 0-5 kundër Veronas në udhëtim, duke ndarë kreun e renditjes me Atalantën, të paktën deri nesër kur Napoli pret Romën.
Serie A e futbollit në Itali nisi raundin e 13-të. Këtë të shtunë Interi fitoi 0-5 kundër Veronas në udhëtim, duke ndarë kreun e renditjes me Atalantën, të paktën deri nesër kur Napoli pret Romën. Sot në 18:00 e gjithë vëmendja ishte në "San Siro" për sfidën Milan - Juventus, me dy skuadrat që zhgënjyen dhe barazuan 0-0.
Në "Bentegodi" vendasit e Veronës humbën 0-5 nga Interi. Zikaltërit i shënuan të pestë golat në pjesën e parë, gjë që nuk ndodhte në kampionat që prej 1 marsit të 1964, pra plot 60 vite më parë. Edhe pse Interi e nisi keq me daljen e detyruar të Acerbit për një dëmtim, furia zikaltër nuk u ndal.
Correa, dopieta e Thuram, de Vrij dhe Bisseck shënuan për të besuarit e Inzaghit. Këtë duel nga minuta e parë e nisi edhe Kristjan Asllani, me djaloshin e Kombëtares që asistoi në golin e katërt për de Vrij.
Në "Tardini",Parma humbi 1-3 nga Atalanta. Golat e Retegui, Ederson dhe Lookman i japin kreun momental Atalantës. Bergamaskët e Gasperinit janë në kuotë të njëjtë pikësh (28) me Interin.
VIDEO/ Asllani asist, Interi fiton 0-5 kundër Veronas! Nuk ndodhte prej 60 vitesh