DOSJA/ '1 milimetër afer zemrës!' SPAK identifikon 'marinsin' që pagoi Suel Çela për atentatin ndaj Ardjan Çapjas! Bleu snajperin 50 mijë euro në Kosovë

DOSJA/ '1 milimetër afer zemrës!' SPAK identifikon 'marinsin' që pagoi Suel Çela për atentatin ndaj Ardjan Çapjas! Bleu snajperin 50 mijë euro në Kosovë

Ardian Capja pasi doli nga spitali qershor 2020

Tirane- SPAK ka identifikuar Suel Çelën, alias Marjus Lulaj dhe anëtarët e organizatës së tij kriminale me bazë në Elbasan si autorët e vrasjes me paramendim të mbetur në tentatitvë ndaj Ardian Çapja, 4 vite më parë.

Përgjimet e SkyEcc dhe Encrochat kanë zbuluar se Suel Çela kishte nisur përgatitjet 6 muaj para, duke nisur kontaktet për të gjetur ‘dorasin’ që do ta eliminonte me snajper rivalin e tij. Më 8 qershor 2020.  Çapja u godit me snajper nga një distancë mbi 300 metra teksa kishte dalë në oborrin e banesës. Në këtë ngjarje ai mbeti i plagosur rëndë.

SPAK thotë se ishte Suel Çela, Marjus Lulaj, është organizatori dhe financuesi, ndërsa bashkëpunëtorë të tij janë Xhino Rokën, Marsel Rokën, Mario Çela, Klaus Matishi, Sergej Hasanpapaj, Ledio Zabeli, Fuad Verzivolli dhe Prekë Kodra autorë të kësaj ngjarje dhe zbardh rolin e secilit prej tyre në këtë vrasje të mbetur në tentativë.  
Sipas SPAK snjaperi me të cilën do të kryhej atentati u ble në Kosovë për 50 mijë euro. Pas krimit autorët dogjën makinën me armën brenda tek varrezat në lagjen Skënderbej. E gjithë vrasja u koordinua nga grupi përmes Encrochat.

Pergjimet deri tek atentati
Përgjimet e Sky ECC zbulojnë se plani për kryerjen e atentatit nis në janar 2020, kur Suel Çela nis të kërkojë për një vrasës me pagesë, 10 ditë pasi në Rrëshen ishte vrarë me snjaper Kastriot Reçi (7 janar 2020) dhe për të cilën ai duket që kishte informacion.

Marjus Lulaj shpjegon se vrasësi i kontraktuar ishte një gjuajtës shumë i mirë, i cili kishte arritur të realizonte qitje të saktë në një distance prej 1 mijë metrash dhe e përshkruan atë si ‘marins’. 
Sipas Marjus Lulaj, vrasësi pretndon se vrasjen mund ta realizojë në një hark kohor prej 2 sekondash. 

Për Çelën, Çapja është një objektiv shumë i rëndësishëm për të goditur grupin rival ndërsa anëtare e tjerë janë të lehtë. Madje edhe nëse nuk do të mund të realizohej ky plan atëherë do të vihej në punë plani B

“Duhet ta kemi në n’tav. Plani B është kamikazçe..o që do e arrim kjo s’ka diskutim’ shkruan në një  bisedë të përgjuar.

Ardian Çapja në bisedat e  përgjuara të Suel Çelës me bashkëpunëtorët e tij  del me nofkat ‘ari’ ose xhaxhi’ ‘djalli’, ‘xhindi’, pastaj ‘magjistari’, apo dhe ‘katnarët’  (Ardian Çapja me lidhjet e tij). 

Çapja mbahet i vëzhguar me kamera në distancë pranë banesës së tij. Ndërsa vrasësi ka nofkat ‘mjeshtri’, ‘marinsi’.

Eliminimi ishte planifikuar në maj, por për shkak të protestave në atë kohë për shembjen e Teatrit policia forcoi kontrollet dhe plani për vrasjen u shty.
Në 27 maj Marjus Lulaj kërkon të blejë dy radiomarrëse për 1 mijë euuro, ndërkohë që Xino Roka po këtë ditë bisedon me Klaus Matishin ku i bën me dije se ai (qitësi) ka ardhur dhe po bën përgatitjet.

Tentativa e parë
Më 28 maj ka një bisiedë të Marjus Lulajt dhe Ledio Zabelit. Marjus Lula ( Suel Çela) i dërgon një bisedë fotografike ku duket që duhet të jetë biseda me qitësin i cili tregon se e kishte të pamundur të kryente ekzekutimin për shkak të degëve por ka mundur të fiksojë kokën.

Biseda 1 me foto (në ëhats app dërgohet print screen një bisedë)
Doli iku
Hë 
S’munde
S’më lanë degët e selvis
Shkoj për rraz murit
… 
Ishte e pamundur 

Biseda 2 me foto
Kokën i kam pa i her ..
Si thu presim pak për me u kthy>
Mos u ban merak 
Punë kryeme
Ok 
Të thom drejtën si pome bajn lara
Jam tash mi or e gjys me kokë poshtë

  I mërzitur se plani nuk po i ecte Suel Çela I shkruan Klaus Matishit:

M’ka lodh shumë si djall është .. për fije shpëtoi sot..  

Më 28 maj plani nuk ishte realizuar pasi për shkak se kishte provuar armën por nuk kishte qëlluar mirë pasi kishte qenë në lagështirë e qitësi të cilin ata e quajnë ‘mjeshtri’ nuk ka dashur të rrezikojë.

Atentati më 8 qershor 
Më 5 qershor Suel Çela i dërgon mesazh vrasësit, mjeshtrit duke ia bërë të qartë ose të qëllonte ose të kthente mbrapsht lekët që kishte marrë. 
Më 8 qershor në orën 07.40 Suel Çela njoftohet për qitjen. E 6 minuta më pas atë e njoftojnë se Ardian Çapja kishte shpëtuar .

“Ca të jetë shkru shok. Yzmetin ja bam sa mundëm. Tv thotë është jashtë rrezikut ai k...‘i shkruan Çela Ledio Zabelit.

Më pas lajmi bëhet publik dhe në media.

Në një bisedë të datës 26 qershor 2020 Marjus Lula i shkruan një personi të paidentifikuar se qitësi ka pasur fushë pamje të kufizuar për të realizuar qitjen dhe pas qitjes i plagosuri ka rënë në anë të murit.

Pavarësisht qitjes Marjus Lula shprehet se vrasësi ka qëndruar dhe disa sekonda të tjerë me qëllim për ta qëlluar sërish, por nuk ka patur fushë pamje. Gjithashtu ai tregon se në komunikimin me vrasësin ku i kishte shprehur zhgënjimin se nuk kishte arritur ta kryente.


‘Më mirë të më kishte kap sesa shpetti.. a; mësohet ti ketë thënë ai.

Grupi rivendos kontaktet me Prekë Kodrën të cilit i referohen si ‚magjistari‘, mjeshtri, ‚gjahtari‘ disa ditë më pas. 

Në një bisedë mes Prekë Kodrës dhe një nga anëtarët e grupit Fuard Verzivolli Prek Kodra i cili identifikon veten si ‚gjahtari‘ i tregon se po hetohet për vrasjen e Kastriot Recit, e disa vrasje të tjera.

Suel Çela është kënaqur me punën e Prekë Kodrës

“Mos flasim mas oreksit...1 mm afer zemrës...s’ke ça thu...ka gjujt tamam...finalen e ka ai lart”, i shkruan një anëtari të grupit.

Në korrik vihen lidhet e Prek Kodrës me Marjus Lulën.
Ai i thotë të mos shqetësohet pasi nuk e kanë gjetur armën dhe e garanton se nuk kanë dalë të dhëna konkrete për autorin e ngjarjes dhe nuk duhet të shqetësohet, pasi për ta bërë më të vështirë identifikimin e tij, Marjus Lulaj i thotë se ka hapur fjalë se autori i plagosjes është një pjestar i forcave speciale greke.

Shyqyr qe s’kapën arm...pjesa tjetër jan pallavra se s’kan asigja për ty as ktu e askun tjetër vetem fjalë mileti që flasin kafeneve...ktu t’jesh i sigurt që s’ka problem askush...aludojnë por i kam tregu drejtën që kam një grek të forcave speciale greke...hahaha...dhe skemderit njëjtat fjal i kam than...më ka besu...i thash amanet mos ta di njeri grekun...jo asi problem s’ka por s’asht mir as me dyshu se s’ka ç’ju duhet...t’kam than të rrish pa merak.

Kush mori pjesë në atentatin me snajper 
Hetimi ka bërë të mundur identifikimin e personave të interesuar për realizimin e vrasjes, financuesit, personat e angazhuar për vëzhgim dhe lokalizimin e shtetasit Ardian Çopja, personat e angazhuar për kontrollin e rrugëve që do të përshkruajnë para dhe pas realizimit të vrasjes, vendi ku do të pozicionohet ekzekutori para vrasjes, vendi ku do të fshihen automjetet që do të përdorin organizatorët, vendi ku do të kryhet ekzekutimi dhe vendi i djegjes së automjetit të përdorur nga autorët. 

Marjus Lulaj, Suel Çela kishte në rolin e porositësit, financuesit dhe organizatorit të vrasjes së shtetasait Ardian Çapja.
Mario Çela (vëllai i Marjus Lulaj) në rolin e personit që ka monitoruar situatën pas ngjarjes.
Xhino Roka në rolin e personit që ka koordinuar veprimet në terren midis pjesëmarrësve me qëllim vrasjen e shtetasit Ardian Çapja.
Klaus Matishi person i interesuar dhe në dijeni të organizimit të kryer nga Marjus Lulaj dhe bashkëpunëtorët e tij për realizimin e vrasjes së shtetasit Ardian Çapja.
Sergej Hasanpapaj personi që ka monitoruar për konstatimin e patrullave policore në akset rrugore që do të përshkruheshin nga ekzekutori dhe anëtarët e tjerë të grupit të përfshirë në ekzekutimin e shtetasit Ardian Çapja.
Ledio Zabeli personi që ka pasur rolin e vëzhguesit, kontrollit të akseve rrugore që do të përshkruheshin nga ekzekutori dhe anëtarët e tjerë të grupit para dhe pas realizimit të vrasjes.
Gjithashtu ka pasur detyrën e djegjes së automjetit VË Sharan të përdorur nga ekzekutori mbas realizimit të vrasjes.
Marsel Roka si person që ka monitoruar akset rrugore në zonën e Urës së Shkumbinit për patrulla policie më 27 Maj dhe pika e kontaktit për të dhënë udhëzime më datë 8 qershor për llogari të të vëllait Xhino Roka.
Ado Xhika është personi që ka ndihmuar në fshehjen e automjetit që janë larguar autorët e ngjarjes.
Prekë Kodra, në kohën e ngjarjes përdorues i platformës së enkriptuar EncroChat, si personi që ka pasur rolin e ekzekutorit të shtetasit Ardian Çopja duke realizuar qitjen me snajper.
Fuad Verzivolli, në kohën e ngjarjes përdorues i platformës së enkriptuar EncroChat, si personi që ka siguruar infrastrukturën e nevojshme për qitësin.

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike